Ndërlidhjet

PRISHTINË


I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari në përmbyllje të vizitës katër ditëshe në Kosovë, u ka thënë sot gazetarëve se mbeten ende shumë çështje të hapura, kurse zgjidhja e problemit te Mitrovicës, sipas tij, mbetet çështja me delikate e bisedimeve. Ahtisari tha se ende është herët që të paraqitet ndonjë pako për statusin e Kosovës, duke vlerësuar se bisedimet duhet të vazhdojnë më tutje.
Gjatë vizitës katër ditore në Kosovë Ahtisari është takuar me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, ekipin negociator dhe përfaqësuesit serbë.
XS
SM
MD
LG