Ndërlidhjet

BERLIN


Kryeadministratori i ri i Kosovës, Joachim Ruecker është shprehur se pjesëtarët e linjës së fortë në Serbi po e pengojnë integrimin e serbëve në Kosovë. Këto komente zoti Ruecker i bëri në një intervistë për të përditshmen gjermane, Handelsblatt. Megjithatë, sipas tij, "duhet të bëhet më tepër, jo vetëm nga shqiptarët e Kosovës por edhe nga pakica serbe". Ai mëtutje shprehu besimin se bisedimet për statusin e Kosovës do të përfundojnë brenda këtij viti. Joachim Ruecker i tha kësaj gazete të Berlinit se shqetësimet se vendimi për statusin final mund të provokoj dhunë janë joreale, pasi "institutcionet e Kosovës janë stabilizuar". Sipas tij "establishmenti politik e ka kuptuar se dhuna nuk sjellë asgjë".
XS
SM
MD
LG