Ndërlidhjet

BEJRUT


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan sot arriti në Liban, në vizitën e parë pas përfundimit të luftës një mujore midis Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut. "Është e rëndësishme që unë vijë këtu për të diskutuar me autoritetet libaneze periudhën e pas luftës dhe masat që duhet ndërmarrë për të zbatuar rezolutën e Këshillit të Sigurimit" ka thënë Anan.
Anan është takuar me zyrtarët më të lartë libanezë prej të cilëve ka marrë garancinë se do ta zbatojnë plotësisht rezolutën e Këshillit të Sigurimit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG