Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan ka thënë se dy ushtarët izraelitë të rrëmbyer nga Hezbollahu duhet ti dorëzohen Kryqit të Kuq. Ai gjithashtu ka kërkuar nga Izraeli të tërheq bllokadën ajrore dhe detare në Liban.
Anan i bëri këto komente gjatë takimeve të sotme me kryeministrin e Libanit, Fuad Siniora. Ai tha se ka marrë garancitë nga qeveria libaneze për zbatimin e plotë të rezolutës së Këshillit të Sigurimit që i dha fund luftimeve një mujore midis Izraelit dhe Hezbollahut ne Liban. Kjo është vizita e parë e kreut të OKB-së në Liban që nga përfundimi i konfliktit.