Ndërlidhjet

JERUSALEM


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan tha se ai shpreson që Izraeli të tërheqë gjithë trupat nga jugu i Libanit kur atje të jenë vendosur 5000 paqeruajtës ndërkombëtarë.
"Rezoluta e Këshillit të Sigurimit 1701 është diçka e përcaktuar, nga e cila nuk mund të zgjidhen e të zbatohen vetëm pjesë të caktuara. Ne duhet ta vëmë në zbatim si tërësi", tha Annan në Jerusalem pas takimit me kryeministrin izraelit Ehud Olmert. Annan theksoi se i kupton shqetësimet e Izraelit për të parandaluar riarmatimin e Hezbullahut, por shtoi se duhet hequr embargoja nga toka, deti dhe ajri që Izraeli po mban ndaj Libanit. Kryeministri izraelit nga ana e tij theksoi:
"Dua të theksoj se Izraeli nuk është në konflikt me popullin apo qeverinë në Liban. Ne shpresojmë që kushtet të ndryshojnë shpejt në mënyrë që të mundësohen kontaktet e drejtpërdrejta mes qeverisë izraelite dhe asaj libaneze në mënyrë që të arrihet një marrëveshje mes dy vendeve."
Vizita e Annanit në Izrael është pjesë e turneut 11 ditor në Lindjen e Mesme, ku pas Izraelit do vizitojë Sirinë dhe Iranin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG