Ndërlidhjet

JERUSALEM


Izraeli i ka hedhur poshtë thirrjet e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për të hequr bllokadën nga toka, deti dhe ajri ndaj Libanit.
Gjatë bisedimeve në Jerusalem me kryeministrin Ehud Olmert, Kofi Annan kërkoi heqjen e embargos të vendosur në fillim të luftës 34-ditëshe kundër guerilës së Hezbollahut, por Olmert tha se Izraeli duhet t'i marrë parasysh nevojat e veta të sigurisë.
Annan shfaqi shpresën që Izraeli t'i tërheqë të gjitha forcat nga jugu i Libanit kur atje të jenë vendosur 5.000 paqeruajtës ndërkombëtarë.
"Do të punoj me qeveritë që ta rrisim nivelin e paqëruajtësve sa më shpejt të jetë e mundur. Kemi rreth 2.500 trupa në teren dhe do të përpiqemi t'i dyfishojmë në ditët dhe javët që vijnë. Gjithashtu shpresoj që largimi i trupave izraelite të vazhdojë deri në tërheqjen e plotë", tha Annan, duke shfaqur shpresën që marrëveshja e armëpushimit në Lindjen e Mesme eventualisht mund të shndërrohet në një marrëveshje paqësore ndërmjet Izraelit dhe Libanit.
Por kryeministri i Libanit Fuad Siniora ka thënë se vendi i tij do të ishte shteti i fundit arab që do të nënshkruante marrëveshje paqësore me Izraelin.
Pas Jerusalemit Kofi Annan u takua në Ramallah të Bregut Perëndimor me udhëheqësit palestinezë, ku bëri thirrje për ndërprerjen e dhunës, e cila prej fundit të qershorit çoi në vdekjen e mbi 200 palestinezëve.
Pasdite sekretari i përgjithshëm vizitoi Jordanin, ku me Mbretin Abdullah diskutoi vendosjen e paqes ndërmjet Izraelit dhe Libanit.
XS
SM
MD
LG