Ndërlidhjet

VJENË/SOFJE


Përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit sot e vazhdojnë takimin e filluar dje në Vjenë mbi vazhdimin e negociatave për statusin e Kosovës. Në takim merr pjesë edhe i dërguari i posaçëm i KB për statusin.
Marti Ahtisaari mbrëmë i ka informuar drejtorët për Ballkanin në Ministritë e Jashtme të vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit për progresin e deritashëm në procesin negociator dhe hapat që do t'i ndërmarrë ai në muajt e ardhshëm, tha zëdhënësja e tij Hua Jiang.
Ndërkaq në një deklaratë të ministrisë së Jashtme të Bullgarisë të lëshuar sot, bëhet e ditur se Grupi i Kontaktit dhe i dërguari i posaqëm i OKB-së për statusin e Kosovës Marti Ahtisati do të zhvillojnë takime me zyrtarë rajonal më 11 dhe 12 shtator në Sofje.Në këto takime do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian, Organizatës Veri-Atlantike, Kombeve të Bashkuara dhe OSBE-së.
XS
SM
MD
LG