Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush paralajmëroi se tërheqja e parakohshme amerikane nga Iraku do të ishte "katastrofike".
Në fjalimin javor të radios, Bush tha se siguria e botës së qytetëruar varet nga "fitorja në Irak".
"Nëse Amerika do të largohej përpara se Iraku të mund të mbrohej vetë, pasojat do të ishin katastrofike. Ne do t'ua linim Irakun terroristëve, duke u dhënë një bazë për operacione dhe pasuri të mëdha të naftës për t'i financuar ambicjet e tyre. Dhe ne e dijmë saktësisht ku shpiejnë ato ambicje. Nëse nuk i luftojmë terroristët nëpër rrugët e Bagdadit, ne do t'i përballim në rrugët e qyteteve tona. Siguria e botës së qytetëruar varet nga fitorja kundër terrorit, dhe ajo varet nga fitorja në Irak. Amerika nuk do të largohet derisa të arrihet kjo fitore", tha Bush, duke hedhur poshtë idenë se Iraku është përfshirë në luftë civile.
Komentet e tij u bënë pasi kryekleriku shiit në Irak Ayatollah Ali-al Sistani e paralajmëroi kryeministrin Nuri Kamil al-Maliki se nëse nuk rivendoset siguria, "grupet tjera" do t'i marrin punët në duart e veta.
XS
SM
MD
LG