Ndërlidhjet

LONDËR


Ministria e Mbrojtjes e Britanisë ka hapur hetime për rrëzimin e djeshëm të aeroplanit britanik të spiunazhit në Afganistanin jugor, ku e humbën jetën 14 trupa.
Aeroplani MR2 fluturonte në mbështetje të një operacioni ndërkombëtar, kur u rrëzua në provincën Kandahar për shkak të një defekti teknik.
"Në Afganistan ne e kemi siguruar vendin e rrëzimit dhe hetimet kanë filluar. Ka patur disa spekulime të padobishme për arsyet e rrëzimit, por mund të konfirmoj se ky ishte një aksident tragjik, në të cilin nuk ka patur ndërhyrje tjera", tha sekretari i Mbrojtjes Des Browne, duke i quajtur gënjeshtra pohimet e guerilëve talibanë se ata e kanë rrëzuar aeroplanin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG