Ndërlidhjet

BAGDAD


Së paku 30 vetë, përfshirë edhe një ushtar të Shteteve të Bashkuara, janë vrarë sot nga dhuna në mbarë Irakun. Prej zhvillimeve të tjera nga Iraku veçojmë arrestimin e njeriut të dytë në al-Kaidën e Irakut, i njohur si Abu Humam ose Abu Rama. Arrestimin e tij, nga ana e forcave të Shteteve të Bashkuara dhe të Irakut e ka shpallur, këshilltari për siguri kombëtare i Irakut, Mowaffak al-Rubai.
Njëherësh, bisedimet e sotme ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Irakut për transferimin e komandës operacionale te forcat e armatosura irakiane, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat. Kryeministri i Irakut, al-Maliki po kërkon më tepër pavarësi nga ushtria amerikane.
XS
SM
MD
LG