Ndërlidhjet

TEHERAN


Ministri i Jashtëm iranian Manucher Motaki tha se janë duke vazhduar diskutimet ku do duhej caktuar data dhe vendi i mbajtjes së bisedimeve me Bashkimin Evropian rreth programeve bërthamore të Teheranit. Ai shtoi se bisedimet konstruktive janë më se të nevojshme për ta zgjedhur këtë problem. "Koha për ta përdorur gjuhën e dhunës dhe të kërcënimit ka kaluar. Vendet Evropiane duhet ti lënë anash ato metoda. Bisedimet transparente dhe konstruktive, janë mënyra më e mirë për ta zgjidhur secilën çështje që është në mendjen e tyre", tha Motaki. Bisedimet rreth programeve bërthamore të Iranit, ndërmjet negociatorit iranian Ali Larixhani dhe shefit të diplomacisë evropiane Javier Solana, qëllimisht janë lënë për ditën e sotme në Vjenë.
XS
SM
MD
LG