Majnmar dhe Korea Veriore prijnë në listën e vendeve me regjimet më represive në botë, ka konstatuar organizata amerikane "Freedom House". Lista e vendeve me regjime represive më pastaj përfshinë Kubën, Libinë, Sudanin, Sirinë, Turkmenistanin dhe Uzbekistanin. Në linjën e tretë të shteteve represive "Freedom House" ka apostrofuar Bjellorusinë, Kinën, Guinen Ekuatoriale, Eritrenë, Haitin, Laosin, Arabinë Saudite, Somalinë dhe Zimbabvenë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.