Ndërlidhjet

UASHINGTON


Duke e hedhur poshtë mundësinë për pavarësinë e Kosovës, presidenti i Serbisë Boris Tadiq ka thënë se qeveria e tij është e gatshme t'i ofrojë asaj "autonominë më të fuqishme në botë" si pjesë për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Në një fjalim të mbajtur në Fondacionin Heritage në Uashington, Tadiq tha se "vendimet e negociatave të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara mund të kenë implikime për gjithë Ballkanin dhe më gjerë".
Siç transmeton Associated Press, Tadiq ka nënvizuar se ka shumë grupe etnike në vendet e pavarura të Ballkanit, duke cituar këtu Maqedoninë dhe Bosnjen.
"Ne nuk e mbrojmë vetëm sovranitetin e Kosovës, por stabilitetin e gjithë rajonit", ka thënë presidenti i Serbisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG