Beqë Cufaj, Vjenë
Në Vjenë sot kanë vazhduar bisedimet për trashëgiminë kulturore dhe ruajtjen e objekteve fetare serbe në Kosovë. Pas pushimit të drekës dhe kryerjes së bisedimeve, rezultat i këtyre bisedimeve mund të thuhet se është fakti që pala serbe ka vazhduar të insistojë për numrin e zonave, përkatësisht hapësirave që duheshin për të mbrojtur kishat dhe objektet fetare serbe, ndërsa pala shqiptare ka insistuar tek parimet.
Në emër të delegacionit serb para gazetarëve për t'i informuar për rrjedhën e takimit të sotëm, u paraqit njëra prej udhëheqësve të delegacionit serb për këtë temë, Sandra Rashkoviq Iviq. Zonja Rashkoviq Iviq u tha gazetarëve se pala serbe sot ishte treguar më zemërgjërë dhe kishte lëshuar pe. Që nga 6 500 km sa më parë ishin insistuar që të formoheshin si zona mbrojtëse rreth kishave dhe manastireve serbe në Kosovë, pala serbe sot ka rënë në 5500 km. Në të njëjtën kohë ajo tha që kur numri i këtyre objekteve të propozuara nga pala serbe është në pyetje, Beogradi nuk lëshon pe, pra Beogradi vazhdon të insistojë për 30 zona të posaçme.
Zonja Rashkoviq Iviq tha se lajmi i mirë është që si Prishtina ashtu dhe Beogradi kanë gjetur gjuhë të përbashkët për formimin e komisionit për implementimin e një marrëveshjeje të mundshme, gjë kjo që është pranuar edhe nga pala shqiptare.
Ajo bëri të ditur që përbërja e komisionit do të duhej të ishte e përbërë nga institucionet kosovare, Kisha Ortodokse Serbe, si dhe bashkësia ndërkombëtare dhe UNESCO. Këtë informatë të zonjës Rashkoviq Iviq, e konfirmoi dhe udhëheqësi i delegacionit shqiptar nga Prishtina zoti Ylber Hysa, i cili po kështu shtoi se Beogradi, dhe kjo është e rëndësishme të potencohet, nuk do të marrë pjesë në komisionin në fjalë.
Sipas Hysës, kur hapësira, përkatësisht kur struktura e objekteve fetare serbe është në pyetje, atëhere këto sipas Prishtinës, por edhe sipas UNOSEK-ut, duhet të ndahen në 3 kategori; në kategorinë e objekteve që janë pranuar dhe njihen si objekte me rëndësi të posaçme nga UNESCO, objekte që kanë rëndësi rajonale, si dhe objekte që kanë rëndësi lokale.
Sipas Hysës të tre këto kategori duhen parë në kontekstin e hapësirës si kategori, sidomos kur është fjala për kategorinë e dytë, pra objektet me rëndësi rajonale dhe ato të kategorisë së tretë me rëndësi lokale, do të kishin një hapësirë prej 50 deri në 100 metra.
Sipas Hysës, komisioni i përbërë i cili do të duhej të implementonte marrëveshjen në fjalë, është e rëndësishme shumë të potencohet se do të kishte vetëm një funksion të përkohshëm dhe më pas të gjitha kompetencat do të kalonin në duart e institucioneve vendore kosovare, pasi që marrëveshja në fjalë, do të mund të implementohej.
Hysa po kështu ka konfirmuar për mediat se serbët kanë pranuar për herë të parë që të flasin edhe për thesarin arkeologjik të Kosovës, i cili sipas Beogradit, Prishtinës do t'i kthehej në çastin kur marrëveshja në fjalë për çështjen e diskutuar sot për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe ruajtjen e objekteve fetare, do të mund të nënshkruhej.
Kundruall çështjes së decentralizimit, çështja e trashëgimisë kulturore dhe e ruajtjes së objekteve fetare serbe, sot ka sjellë një frymë më të re, sepse qëndrimet e Beogradit dhe të Prishtinës janë më të përafërta për temën në fjalë dhe sipas burimeve diplomatike, pritet që për këtë temë të diskutohet sërisht. Kur do të ngjajë kjo ende nuk është vendosur, por puna ka mbetur vetëm në detaje dhe sidomos tek hapësira vetëm e monumenteve kulturore dhe fetare serbe.