Takimi i 15 shtatorit në Vjenë, që është vazhdim i takimit të para dy ditëve temë qendrore të bisedimeve do ta ketë Mitrovicën. Njëri nga anëtarët e delegacionit kosovar në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit Enver Hoxhaj, tha se synim i Prishtinës ka qenë që në takimin e 7 shtatorit të mbyllet pakoja për decentralizimin, por ka qenë zyra e Ahtisarit ajo që ka kërkuar edhe një takim tjetër.
“Qasja e Prishtinës ka qenë që të kemi një rrugë sa më të shkurtër në definimin e statusit final të Kosovës që për ne është shtetësi e plotë, prandaj që nga fillimi ne kemi synuar që të kemi qasje sa më pragmatike, që të mos blejmë kohë. Kjo ka qenë edhe kërkesa jonë edhe në këtë takim, që të mbyllet pakoja për decentralizimin, por është kërkuar nga zyra e Ahtisarit që të ketë edhe një takim të ardhshëm ku fokusi kryesor do të ishte Mitrovica”.
Anëtari i ekipit negociator lideri i Ora-s Veton Surroi, ka thënë se është koha e fundit kur duhet te trajtohet më thellë çështja e Mitrovicës.
“Unë dhe disa anëtarë të tjerë të delegacionit mendojmë se është koha e fundit ku do të bisedohet në mënyrë shumë më të thellë për çështjen e Mitrovicës. Për propozimin tonë, dhe për thellimin e propozimit me atë se cilat janë obligimet e bashkësisë ndërkombëtare në Mitrovicë. Ajo nuk mund të trajtohet si një çështje, që do trajtohet më vonë, ajo trajtohet brenda këtij konteksti dhe asgjë nuk mund të jetë e vlefshme nëse nuk është e vlefshme në Mitrovicë”, tha Surroi.
Në dy ditët e kaluara palët negociuese nuk kanë arritur marrëveshje në bisedimet e radhës të ndërmjetësuara nga zyra e të dërguarit të OKB-së për statusin në Vjenë. Përderisa për decentralizimin dhe të drejtat e komuniteteve Prishtina dhe Beogradi vazhdojnë të kenë qëndrime diametralisht të kundërta, trashëgimia kulturore duket se i zbut këto dallime. E rëndësishme sipas anëtarëve të delegacionit është se Beogradi ka premtaur se do të kthejë thesarin arkeologjik të Kosovës.
Sërish Veton Surroi:
“Pala Kosovare me atë serbe janë më afër marrëveshjes në çështjen e trashëgimisë kulturore, ndërsa decentralizimi dhe të drejtat e komuniteteve janë larg arritjes së ndonjë marrëveshje. Ato çka kemi dëgjuar nga pala serbe është jo larg nesh, por larg çdo konteksti të realitetit”.
Ndërsa Enver Hoxhaj që në delegacionin kosovar përfaqëson Partinë Demokratike të Kosovës ka siguruar se ekipi kosovar nuk ka lëshuar pe në qëndrimet e tij për decentralizimin.
"Në parim nuk kemi lëshuar pe në asnjë pikë, në asnjë presje, meqënëse pjesa e Prishtinës që do të duhej të ofrohej për decentralizmin është ofruar nga ekipi negociator gjatë takimit të Ahtisarit në Prishtinë. Temë e takimit kanë qenë kompetencat dhe përgjegjësitë e komunave se çfarë përgjegjësi do të kishin në fusha të caktuara, po ashtu kemi përcjellë edhe mesazhin, edhe pse nuk është diskutuar për Mitrovicën se decentralizmi në Kosovë ka kuptim vetëm atëherë nëse Mitrovica është një qytet i bashkuar me dy njësi komunale”.
Delegacioni kosovar ka kërkuar përshpejtim të mbylljes së procesit të bisedimeve që do rezultonte me pavarësinë e Kosovës.
Albana Isufi