Policia e Malit të Zi ka njoftuar mbrëmë se ka arrestuar disa shqiptarë në Tuz dhe në Malësi, të dyshuar për terrorizëm dhe krim të organizuar. Sipas disa burimeve, numri i të arrestuarve është ndërmjet 14 e 20. Policia nuk ka bërë të ditur se çfarë aksioni të dyshuar ky grup ka planifikuar, por ka thënë se grupi "paraqiste rrezik për popullin e Malit të Zi". Policia ka bërë të ditur se arrestimet ishin bërë në koordinim me autoritetet e Shqipërisë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.