Ndërlidhjet

SOFJE


Nesër në Sofje të Bullgarisë fillon takimi dy ditor i Grupit të Kontaktit për Kosovën. Në këtë takim, Kosova do të përfaqësohet nga kryeministri Agim Çeku dhe zëvendës shefi i UNMIK-ut, Steeven Shock. Në kabinetin e kryeministrit të Kosovës thonë se pritjet janë që
Grupi i Kontaktit tani të fillojë dhe me përcaktimin e afateve për definimin e statusit të Kosovës, ndërkohë që kryeministri kosovar, thuhet se do të paraqesë vizionin e Prishtinës lidhur me krijimin e një shteti funksional e demokratik.
XS
SM
MD
LG