A. Ross Johnson, analist në Institutin Hoover
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Johnson, bisedimet në Vjenë mbi çështjet teknike, siç është decentralizimi, nuk kanë kaluar deri më tash me aq lehtësi dhe kanë qenë të përcjellura me një diplomaci ndërmjetësuese intensive. Si mendoni ju se do të mbyllet kaptina e çështjeve teknike?
ROSS JOHNSON
Duket se është bërë pak përparim në çështjet teknike dhe kjo nuk është gjë e mirë, pasi është fusha ku disa marrëveshje të negociuara për këto çështjet shumë praktike të kufijve, energjisë, disa prej çështjeve të pakicave etj, mund të ishin arritur. Por më duket se palët në bisedime hezitojnë për shkak të mungesës së një marrëveshjeje më gjithëpërfshirëse për statusin e Kosovës. Për mendimin tim, çështja e statusit si çështje kornizë, duhet zgjidhur para se të ketë një përparim real në disa prej këtyre çështjeve konkrete të decentralizimit.
RADIO EVROPA E LIRË
Dhe si e vlerësoni rolin e Prishtinës dhe atë të Beogradit në këtë proces?
ROSS JOHNSON
Në bisedimet e Vjenës dhe në bisedimet e mëparshme, secila palë po paraqet qëndrimet e veta, të cilat nuk janë të përputhshme. Ka qenë jo realiste të pritej se të dyja palët do të mund të vinin deri tek ndonjë marrëveshje për çështjet madhore, sepse sërish, pozicionet janë të papërputhshme. Kjo do të lërë disa prej çështjeve madhore në duart e Grupit të Kontaktit dhe komunitetit ndërkombëtar. Ndoshta secila palë, shqiptarët e Kosovës dhe pala serbe, do mund të kishin paraqitur më shumë detaje dhe të kishin treguar më shumë fleksibilitet. Por në fund, këto janë çështje të cilat do të vendosen jashtë këtij forumi.
RADIO EVROPA E LIRË
Një prej sfidave në këtë drejtim do të jetë veriu i Kosovës. Disa analistë kanë thënë se komuniteti ndërkombëtar nuk është dashur ta përjashtojë ndarjen nga tavolina e opsioneve, por analistët e tjerë thonë se ky opsion do të mund të hapte kutinë e Pandorës në Luginë të Preshevës, Maqedoni dhe Bosnjë. Cili është mendimi juaj?
ROSS JOHNSON
Nuk u besoj kutive të Pandorës dhe nuk i besoj efektit domino. Është e vërtetë që komuniteti ndërkombëtar deri tani ka përjashtuar çdo ndryshim të kufijve të Kosovës. Personalisht nuk mendoj se kjo do duhej përjashtuar tërësisht nga tavolina e bisedimeve. Ndoshta të dy palët, shqiptarët e Kosovës dhe serbët, e ndiejnë që mund të jetë më mirë që pjesa veriore e Kosovës, duke filluar nga veriu i Mitrovicës, të jetë në një mënyrë ose në tjetrën pjesë e Serbisë. Ndoshta do të ishte një zgjidhje e mirë për të dyja palët. Të paktën mendoj që ky rezultat nuk duhet të përjashtohet tërësisht. Nuk do të na duhet ndoshta as ta quajmë ndarje, por mund të jetë një lloj rregullimi i kufijve.
RADIO EVROPA E LIRË
Por a do të ishte kjo e pranueshme për shqiptarët e Kosovës?
ROSS JOHNSON
Sigurisht që kjo varet prej tyre, por mendoj se do duhej të konsideronin këtë opsion, sepse nga pozicionin i Prishtinës dikush do duhej të mendonte që si do ta qeverisin atë pjesë, që është tani brenda kufijve të Kosovës. Ajo pjesë e Kosovës sot është më shumë de facto një pjesë e Serbisë, sesa e Kosovës. Dhe mendoj se do të ishte një sfidë mjaft e madhe për qeverinë e Kosovës që të qeveriste efektivisht atë pjesë të territorit të saj.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Johnson, ndërkohë që bisedimet janë duke hyrë në një periudhë më dinamike, zyrtarë të lartë nuk e kanë hedhur poshtë mundësinë e destabilizimit të situatës në veri. Çfarë pasojash do të ketë çfarëdo destabilizimi në procesin e përgjithshëm të përcaktimit të statusit?
ROSS JOHNSON
Një destabilizim real do të ishte mjfat i dëmshëm sigurisht. Kemi disa diskutime dhe zëra të ndryshëm që parashikojnë një lloj destabilizimi. Më duket se kjo gjë është kundërprodiktive. Vëmendja e udhëheqësve politikë seriozë duhet të jetë në atë që të mundësojnë që gjërat të ecin paqësisht. Por sidomos në veri të Mitrovicës duhet të ketë një zgjidhje, e cila është e pranueshme për popullatën dominuese, që në atë zonë është serbe.
RADIO EVROPA E LIRË
Janë të shumtë ata që presin që statusi të zgjidhet deri në fund të këtij viti. Duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat, a janë këto pritje reale?
ROSS JOHNSON
Nuk është se ka një afat kohor të specifikuar si 31 dhjetori 2006. Më tepër është një strukturë kohore deri në fund të vitit 2006 ose në fillim të vitit 2007, që çështjet e statusit do të vendosen nga Grupi i Kontaktit. Kjo, sepse struktura e tanishme nuk ka për të vazhduar. UNMIK-u nuk do të vazhdojë, po shkrihet. Gjithashtu status quo nuk mund të vazhdojë edhe më tej. Këto çështje do duhet të zgjidhen deri në fund të vitit. Grupi i Kontaktit mbetet pranë qëndrimit që ka thënë më herët, se zgjidhja e statusit duhet të jetë e tillë që është e pranueshme për popullin e Kosovës.
RADIO EVROPA E LIRË
Dhe kur të ndodhë kjo, meqë pavarësia e kushtëzuar është opsioni më i përfolur real, a mendoni se ajo do të aprovohet nga Këshilli i Sigurimit apo mos vendet anëtare do ta kenë mundësinë që të vendosin për vetveten e tyre nëse do ta njohin atë?
ROSS JOHNSON
Statusi përfundimtar do të aprovohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, i cili në fakt do duhet të modifikojë rezolutën fillestare për Kosovën, rezolutën 12 44. Sigurisht do të varet nga çdo shtet i botës nëse do dojë të njohë apo të mos njohë Kosovën, që në një formë apo në një tjetër do jetë shtet i pavarur. Jam i sigurt që jo të gjitha shtetet do mund të njohin një Kosovë të tillë dhe jo menjëherë pas zgjidhjes së statusit.
Intervistoi: Arbana VIDISHIQI