Ndërlidhjet

GEORGE BUSH: LUFTA KUNDËR TERRORIT – BETEJË PËR CIVILIZIM


Heather Maher, Uashington Presidenti amerikan, George Bush mbrëmë vonë në Uashington, në fjalimin televiziv drejtuar kombit, tha se lufta kundër terrorit është betejë për civilizim. Ai përsëriti përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për ta ndërtuar demokracinë në gjithë Lindjen e Mesme dhe u zotua se trupat e Shteteve të Bashkuara nuk do të tërhiqen nga Iraku derisa "të kryhet puna".

Në pesëvjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, presidenti amerikan George Bush luftën kundër terrorit e definoi si betejë për civilizim.
- Kjo luftë ishte quajtur përplasje e civilizimeve. Në të vërtetë është betejë për civilizim. Ne po luftojmë për ta mbajtur mënyrën e jetës që e gëzojnë vendet e lira. Ne po luftojmë për mundësinmë që njerëzit e mirë dhe të ndershëm në mbarë Lindjen e Mesme ti ngrisin shoqëritë e bazuara në liri, tolerancë dhe dinjitet personal, tha presidenti Bush. Ai i tha këto fjalë nga zyra e tij në Shtëpinë e Bardhë, mbrëmë vonë, në kohën më të shikuar në televizion në Shtetet e Bashkuara. Rrjetet televizive e ndërprenë programin e tyre të rregullt për ta transmetuar fjalimin e presidentit Bush, i cili zgjati 18 minuta. Mesazhi i presidentit Bush ishte se lufta kundër terrorit nuk mund të shtyhet apo të ngadalësohet. Ai tha se Amerika është më e sigurtë, por ende jo aq sa duhet.
- Ne ballafaqohemi me një armik që është i përkushtuar për ta sjellë vdekjen dhe vuajtjen në shtëpitë tona. Amerika nuk e kërkoi këtë luftë dhe secili amerikan dëshiron që ajo të kishte përfunduar. Por lufta nuk ka përfunduar dhe nuk do të përfundoj derisa ose ne ose ekstremistët të dalin fitues. Nëse ne nuk i shkaktojmë disfatë këtyre armiqëve tash, ne do ti lëmë fëmijët tanë të përballen me Lindjen e Mesme, që do të mbizotërohet nga shtetet terroriste dhe diktatorët radikalë, të pajisur me armatim bërthamor. Ne jemi në luftë që do ta përcaktoj rrugën për këtë shekull të ri , tha presidenti Bush.

Vetëm tetë javë para zgjedhjeve për Kongresin e Shteteve të Bashkuara, hulutmimet e opinionit tregojnë se shumica e amerikanëve besojnë se lufta kundër terrorit nuk ka ecur mirë dhe e kundërshtojnë luftën në Irak. Ky fjalim ishte rast për zotin Bush që drejtëpërdrejti të flasë para miliona voutesve, megjithë faktin se ndihmësit e tij pohojnë se fjalimi nuk ishte i karakterit politik.

Luftën në Irak, presdienti Bush e paraqiti si qendër të lftës ndërmjet të mirës dhe së keqes. Me fjalë të fuqishme drejtuar numri në rritje të amerikanëve që e kundërshtojnë luftën dhe dëshirojnë që trupat amerikane të kthehen në shtëpi, presidenti Bush tha se ata ende do të mbesin atje.
- Ne nuk do të largohem derisa puna të kryhet. Çfarëdo gabimesh që janë bërë në Irak, gabimi më i madh do të ishte që të mendohet se nëse ne tërhiqemi terroristët do të na lënë të qetë. Ata nuk do të na lënë të qetë, ata do të na përcjellin. Siguria e Amerikës varet nga përfundimi i betejës në rrugët e Bagdadit, tha presidenti Bush, në fjalimin televiziv drejtuar kombit, mbrëmë vonë.

I vetëdijshëm për ndarjet e thella në Shtetet e Bashkuara, ai ftoi amerikanët që të bashkohen dhe të ballafaqohen me armikun e përbashkët.
- Për ta fituar këtë luftë do të kërkohen përpjekje të vendosura të vendit të bashkuar. Pra, ne duhet ti lëmë anash dallimet tona dhe të punojmë së bashku për ta përmbushur detyrën që na e ka dhënë historia. Ne do t'ju shkaktojmë disfatë armiqve tanë, ne do ta mbrojmë popullin tonë dhe në shekullin e 21 ne do do të udhëheqim në periudhën e shkëlqimit të lirisë njerëzore, tha presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG