Izraeli ka shënuar përparim të dukshëm në tërheqjen e trupave nga Libani. Ky është vlerësimi në raportin më të fundit të Kombeve të Bashkuara për situatën në rajon. Annan në raportin në fjalë ka shtuar se dhe guerrilet e Hezbullahut po e respektojnë rezolutën e Këshillit të Sigurimit, që i dha fund konfliktit 34 ditor në jug të Libanit.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.