Bordi i Guvernatorëve të transmetuesve të Shteteve të Bashkuara, ka kërkuar hetime të menjëhershme, transparente dhe të plota lidhur me vdekjen e Ogulsapar Muradova, korrespondente e Radios Evropa e Lirë/Radio Liria në programin për Turkmeni. Ky bord thotë se autoriotetet e Turkmenisë kanë dështuar që gazetares ti japin kujdesin e nevojshëm mjekësor. Zyrtarë të sigurisë së Turkmenisë kanë thënë se Ogulsapar Muradova ka vdekur nga shkaqe natyrore, por grupet për të drejtat e njeriut dhe të afërmit thonë se ka shenja se ajo ndoshta është vrarë pasi kishte filluar mbajtjen e dënimit prej gjashtë vjetësh burgim lidhur me akuzat sa ka poseduar municion.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.