Ndërlidhjet

BAGDAD


Policia irakiane ka gjetur rreth 35 trupa të pajetë të cilët i kishin duart e lidhura dhe shenja torture.
Në zhvillime të tjera, kryeministri irakian Nuri al-Maliki ka ftuar sot akademikët dhe aktivistët irakian për të drejtat e njeriut që të ndihmojnë në përpjekjet e qeverisë për të ndalë dhunën sektariane. Al-Maliki tha se "pajtimi kombëtar është mënyra e vetme për ta mundur terrorin".
"Pajtimi kombëtar është gjëja më e mirë, që njëherësh bartë në vete shkallë të lartë të përgjegjësisë. Për të pasur sukses, sot dhe nesër duhet patjetër të përkrahim kulturën dhe dialogun e pajtimit", ka thënë Maliki.
XS
SM
MD
LG