Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Të martën hapet në Nju Jork Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ku e ardhmja e Kosovës do të jetë një nga temat kryesore që do të diskutohet.
Në takimin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme marrin pjesë drejtuesit më të lartë nga vendet anëtare të KB-ve.
Ndërkaq ministrja e jashtme e Greqisë Dora Bakojanis, e cila gjendet në Nju Jork për mediat amerikane lidhur me statusin e Kosovës deklaroi se "çdo vendim që do merret për Kosovën duhet të jetë rezultat i një marrëveshje më të gjerë në rajon".
Ajo ka kundërshtuar vendosjen e afateve kohore dhe ka thënë se duhet të marrim edhe disa muaj më shumë kohë nëse një gjë e tillë nevojitet e nëse nuk jemi plotësisht të përgatitur.
"Çdo vendim që të merret nuk duhet të zgjidhë një problem dhe të krijojë një tjetër", ka thënë shefja e diplomacisë greke për mediat amerikane.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG