Papa Benedikti XVI sot ka bërë thirrje për respekt të ndërsjellë mes feve dhe i ka dënuar të gjitha aktet e dhunës, siç ishte vrasja e murgeshe italiane në Somali. Murgesha, e cila punonte në një spital në kryeqytetin Mogadishu, u vra të shtunën. Askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë. Vrasja ndodhi në kohën kur në botën myslimane u shkaktuan protesta për komentet e Papës për Islamin.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.