Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit për Kosovën do të takohen sot në Nju Jork. Pritet që në këtë takim, për ecurinë e deritashme të negociatave ndërmjet Kosovës e Serbisë, do të flasë i dërguari i Kombeve të Bashkuara për status, Martti Ahtisaari. Të premten, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, zoti Ahtisaari do të flasë për progresin në negociata dhe për hapat që duhet të ndërmerren mëtutje. Pritet që për Kosovën do të diskutohet edhe në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s, që mbahet nesër në Nju Jork.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.