Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia konsideron që procesi i zgjidhjes së statusit të Kosovës, duhet të jetë në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa është kundër caktimit të afateve kohore për bisedimet rreth statusit. Kështu thuhet në dokumentin ku pasqyrohet qëndrimi rus për seancën e 61-të të Asamblesë së Përgjithshme. Në dokument më tej thuhet se "pikëpamja ruse niset nga universaliteti i çështjes së Kosovës, ndërsa detyrë prioritare, është zbatimi i standardeve me qëllim që të gjitha grupeve etnike tu sigurohen liritë dhe të drejtat elementare".
XS
SM
MD
LG