Ndërlidhjet

PRAGË


"Edhe pse është një vendim i dhimbshëm, sidomos për politikanët në Beograd, shumica e serbëve e kanë situatën e qartë. Çdo njëri që ka sy, mund të shohë se mbetja e Kosovës nën Serbinë do të sjellte telashe të pafund", ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë Volfgang Petrich, ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën.
Ai ka thënë se "Kosova duhet trajtuar si rast i veçantë, sepse atje problemet ekzistojnë me dekada".
"Politika e Beogradit zyrtar ende nuk dëshiron të kuptojë se rreth 2 milion shqiptarët e Kosovës nuk duan të jetojnë në Serbi pas gjithë asaj që ka ndodhur. Në anën tjetër, shqiptarëve gjithmonë u them se, përgjithmonë do të mbeten fqinj të Serbisë, prandaj duhet të gjeni kompromisin edhe në shtëpinë tuaj", ka thënë Volfgang Petrich për Radion Evropa e Lirë.
XS
SM
MD
LG