Ndërlidhjet

PRAGË


Koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, ka deklaruar se është e mundshme që për një periudhë të caktuar kohore, zgjidhje kompromisi për Kosovën të jetë ajo që është duke propozuar shefi i diplomacisë serbe, Vuk Drashkoviq – pavarësi, pa ulëse në Kombet e Bashkuara. Në një intervistë dhënë të përditshmes çeke “Pravo”, Busek ka thënë se nuk beson se zgjidhja për Kosovën do të mund të arrihet deri në fund të këtij viti dhe gjithashtu nuk beson se ajo do të arrihet nga bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit. “Nuk ekziston një zgjidhje e cila do t’i kënaqte të dyja palët, mirëpo, një lloj zgjidhjeje duhet të arrihet dhe sa më shumë që të shtyhet, aq më e veshtirë do të jetë”, ka thënë Busek, duke shtuar se mund ta paramendojë Kosovën të pavarur, por me kusht që të zgjidhet çështja e pakicës serbe.
XS
SM
MD
LG