Ndërlidhjet

Në Maqedoninë e Veriut arriti grupi i dytë i afganëve


Refugjatët afganë zbresin nga një aeroplan pas mbërritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, në Shkup më 30 gusht 2021.
Refugjatët afganë zbresin nga një aeroplan pas mbërritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, në Shkup më 30 gusht 2021.

Në Maqedoninë e Veriut, të mërkurën (15 shtator) arriti grupi i dytë prej 44 afganëve, përfshirë fëmijë, gra dhe burra. Në aeroportin e Shkupit, ata u pritën nga përfaqësuesit e Kryqi të Kuq, të cilët i dërguan në një hotel ku edhe do t'i nënshtrohen kontrolleve mjekësore dhe testeve PCR për COVID-19 ndërsa do tu ofrohet edhe mundësia e vaksinimit.

Afganët janë ish-punonjës të organizatave ndërkombëtare, që kanë punuar në Afganistan deri para marrjes së pushtetit nga talibanët pas largimit të ushtarëve amerikan.

Në grupin e parë në Maqedoninë e Veriut kishin ardhur 149 persona, po ashtu ish-punonjës të organizatave ndërkombëtare së bashku me familjet e tyre.

Maqedonia e Veriut ka thënë se do të strehojë gjithsej 750 afganë.

Ata në Maqedoninë e Veriut do të kenë një qëndrim të përkohshëm derisa të sigurojnë një transferim në destinacionin përfundimtar.

Vendimi i qeverisë për të pranuar civilët afganë kishte shkaktuar reagime të shumta, në veçanti nga disa parti opozitare maqedonase, duke i vlerësuar ata si të rrezikshëm për sigurinë e vendit.

Por, kryeministri Zoran Zaev, ka siguruar qytetarët, se Maqedonia e Veriut nuk rrezikohet nga civilët afgan që kanë ikur nga vendi i tyre për shkak të frikës nga hakmarrja e talibanëve. Zaev ka thënë se me vendimin për strehimin e afganëve, vendi ka dëshmuar humanitetin duke u rreshtuar pranë shteteve të tjera që po bëjnë gjithçka për të shpëtuar jetët e njerëzve të pafajshëm.

Më shumë se 120,000 njerëz u larguan nga aeroporti i Kabulit pasi talibanët morën kontrollin e vendit. Megjithëse transporti ajror përfundoi më 31 gusht me tërheqjen e trupave amerikane, zyrtarët talibanë kanë thënë se do të lejojnë të largohen njerëzit me dokumente udhëtimi të vlefshme.

Afganët që planifikojnë të rivendosen në Shtetet e Bashkuara kanë marrë ose janë në proces të marrjes së asaj që njihet si një Vizë Imigruese e Posaçme, e cila lëshohet për personat që kanë punuar për ushtrinë amerikane ose NATO-n si përkthyes ose në një kapacitet tjetër dhe për afganët që konsiderohen të kërcnuar nën regjimin taliban.

XS
SM
MD
LG