Një foshnje, e quajtur Amrullah Mohammad, është një prej qindra afganëve që kanë vdekur gjatë të ftohtit të fundit që ka kapluar vendin, i cili po përballet me një krizë tashmë të rëndë humanitare. (Përgatiti: Trim Haliti)
Dimër vdekjeprurës: Tragjedia e afganëve që iu vdiq foshnja 3-muajshe

1
Familja e pikëlluar Mohammad duke pozuar për një fotografi në shtëpinë e saj në Kabul, më 30 janar. Nëna, Shamila, nuk ka asnjë fotografi të djalit të saj, Amrullahut, i cili vdiq në krahët e saj, por i kujtohet fytyra e foshnjës mjaft mirë. “Ai kishte fytyrë të bardhë dhe të ndritur, sy të mëdhenj, hundë të vogël dhe flokë të zinj”, ka thënë ajo.

2
Babai i Amrullahut, Neku, humbi të ardhurat e tij disa muaj më parë, kur problemet shëndetësore e detyruan të ndërpriste punën. Pa para për ngrohje, me pak ushqim, përveç bukës dhe çajit, dhe me dritare të dobëta në shtëpinë e tyre pranë malit, disa prej tetë fëmijëve të tij u sëmurën shpejt.

3
Shamila, me një tjetër djalë të saj, kujton natën e acartë kur e mbërtheu beben e saj dhe u mbulua me një jorgan. Rreth mesnatës, ajo u zgjua dhe pa se fytyra e tij ishte e mërdhirë.

4
Neku duke qëndruar jashtë shtëpisë ku foshnja e tij vdiq. Një familjar tani u ka dhënë atyre një stufë të thjeshtë me qymyr për të ngrohur shtëpinë e tyre.