Kthimi i talebanëve në pushtet pas përfundimit të kryengritjes së tyre 20-vjeçare mund të ketë ndihmuar përpjekjet për çminim, duke hapur territore të paarritshme më parë për shkak të luftimeve. Shumë qeveri të huaja që kishin ofruar ndihmë, tani po refuzojnë të përdorin fondet e taksapaguesve për t'i mbështetur talebanët, një grup islamik që zbaton interpretimin e vijës së ashpër të ligjit të Sheriatit dhe ka qenë në kundërshtim me pjesën më të madhe të Perëndimit që kur strehoi Osama bin Ladenin pas sulmeve të 11 shtatorit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Minat tokësore të Afganistanit: Një trashëgimi e luftës
5
Saderah, 30 vjeçe, humbi këmbën enë një shpërthim mine në provincën Badakhshan.
6
Një djalosh afgan gjatë ligjëratave për rrezikun nga mjetet shpërthyese (EORE) në fshatin Qafas Kalay jashtë Kabulit.
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit Danez të Refugjatëve (DRC), Charlotte Slente, e cila mbikëqyr programet në Afganistan, i tha Reuters-it se, "Pjesë integrale e punës sonë për çminimin është në fakt edukimi i të rriturve dhe fëmijëve mbi rreziqet dhe si t'i shmangim ato; si mund t'i dallojnë ata municionet dhe mjetet e pashpërthyera dhe minat tokësore; si do të reagojnë ata, nëse gjejnë gjëra në sipërfaqe që nuk i njohin".

7
Fëmijët shikojnë materialet që paralajmërojnë për rrezikun nga minat tokësore në një shkollë jashtë Kabulit.
8
Këshilli Danez i Refugjatëve(DRC) duke kërkuar për mjete të pashpërthyera në distriktin Khaki Jabbar të provincës Kabul.
"Çështja e minave tokësore dhe municioneve të pashpërthyera është një problem shumë, shumë i madh në Afganistan. Afganistani është, në fakt, një nga vendet më të kontaminuara në tokë", tha një përfaqësues nga DRC-ja.

Facebook Forum