Kthimi i talebanëve në pushtet pas përfundimit të kryengritjes së tyre 20-vjeçare mund të ketë ndihmuar përpjekjet për çminim, duke hapur territore të paarritshme më parë për shkak të luftimeve. Shumë qeveri të huaja që kishin ofruar ndihmë, tani po refuzojnë të përdorin fondet e taksapaguesve për t'i mbështetur talebanët, një grup islamik që zbaton interpretimin e vijës së ashpër të ligjit të Sheriatit dhe ka qenë në kundërshtim me pjesën më të madhe të Perëndimit që kur strehoi Osama bin Ladenin pas sulmeve të 11 shtatorit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Minat tokësore të Afganistanit: Një trashëgimi e luftës

1
Sipas Kombeve të Bashkuara, çdo muaj rreth 150 njerëz vriten nga minat tokësore në Afganistan. Tetë në çdo 10 viktima janë fëmijë që marrin pa dashje një mjet të pashpërthyer, disa prej të cilave ngjajnë me lodra. Idris, 8 vjeç, është një nga to, ndërsa tani po mëson se si të jetojë me një këmbë protetike që ia dha një qendër rehabilitimi e Kryqit të Kuq në Kabul.

2
Ahmad Zia, 17 vjeç, duke u ekzaminuar nga xhaxhai i tij në qendrën e rehabilitimit të Kryqit të Kuq në Kabul pasi humbi njërën nga këmbët e tij në një shpërthim mine. Rreth 41,000 civilë afganë janë vrarë ose plagosur nga minat tokësore dhe municionet e pashpërthyera që nga viti 1988, sipas Shërbimit të Veprimit ndaj Minave të Kombeve të Bashkuara (UNMAS). Më shumë se dy të tretat e viktimave ishin fëmijë.

3
Amanullah, 25 vjeç, i cili humbi një këmbë në një shpërthim mine në Helmand, duke qëndruar ulur në qendrën e rehabilitimit të Kryqit të Kuq, në Kabul.

4
Mohammad Zahir (në mes), 34 vjeç, i cili humbi të dyja këmbët në një shpërthim mine në Kandahar, praktikon ecjen me një protezë të re. Shumë nga anëtarët e stafit janë njerëz me gjymtyrë të amputuar, të cilët janë trajnuar për të ofruar terapi fizike për të njerëzit e tjerë me gjymtyrë të amputuara.
Facebook Forum