Ndërlidhjet

Dy të lënduar rëndë pasi një kamion godet katër automjete afër Sllatinës


Kamioni i rrokullisur pas aksidentit afër Sllatinës.
Kamioni i rrokullisur pas aksidentit afër Sllatinës.

Dy persona kanë pësuar lëndime të rënda, ndërkaq një tjetër lëndime të lehta, pasi shoferi i një kamioni ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka kaluar në anën tjetër të rrugës duke goditur katër automjete të tjera në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, përkatësisht afër Sllatinës.

Një makinë që u përfshi në aksidentin afër Sllatinës.
Një makinë që u përfshi në aksidentin afër Sllatinës.

Nga Policia e Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë se aksidenti i rëndë i trafikut ndodhi në orën 14:35 të 8 shtatorit, kur automjeti transportues, me targa vendore, doli në anën e kundërt të rrugës.

“Si pasojë e këtij aksidenti, deri në këto momente raportohet se dy persona kanë pësuar lëndime të rënda dhe një tjetër ka marrë lëndime të lehta, të cilët janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Një zyrtar policor shihet pranë kamionit që u përfshi në aksindetin e trafikut afër Sllatinës.
Një zyrtar policor shihet pranë kamionit që u përfshi në aksindetin e trafikut afër Sllatinës.

Hoxha tha se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të kuptuar shkaqet e aksidentit.

Autoritetet u bënë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës “në mënyrë që të shmangen ngjarje të tilla të rënda që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve”.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG