Amnesty International shënon 100 ditëshin e vrasjes së gazetarit Khashoggi
Përfaqësuesit e organizatës Amnesty International në Turqi u mblodhën para Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll, dhe kërkuan një hetim ndërkombëtar lidhur me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Ai ishte kritik i Princit të Kurorës, Mohammed bin Salman dhe për herë të fundit u pa duke hyrë brenda Konsullatës saudite në Stamboll.(Pamjet: REUTERS)
Facebook Forum