Ndërlidhjet

AI: Keqardhje për shqetësimin e shkaktuar nga raporti që akuzon Ukrainën për rrezikimin e civilëve


Oksana Pokalchuk, ish-kryetare e zyrës së Amnesty International në Ukrainë.

Organizata për të drejtat e njeriut “Amnesty International tha më 7 gusht se "ndien keqardhje të thellë për shqetësimin dhe zemërimin" e shkaktuar nga një raport që akuzonte Ukrainën për ekspozimin e civilëve ndaj sulmeve ruse.

Në raportin e 4 gushtit thuhej se ushtria ukrainase po rrezikon civilët duke u vendosur në ndërtesa banimi, shkolla dhe spitale dhe duke nisur kundërsulme nga zonat e populluara nga civilët.

Kryetarja e zyrës së Amnesty International në Ukrainë dha dorëheqje në shenjë proteste, duke akuzuar organizatën e të drejtave të njeriut për propagandë pro-ruse.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se grupi i të drejtave ishte përpjekur të "amnistonte shtetin terrorist dhe të zhvendoste përgjegjësinë nga agresori te viktima".

Me anë të një komunikate për shtyp grupi i të drejtave tha: "Ne qëndrojmë plotësisht prapa gjetjeve tona", por theksoi "asgjë që ne dokumentuam mbi veprimet e forcave ukrainase nuk justifikon nçë asnjë mënyrë shkeljet ruse".

“Kjo nuk do të thotë se Amnesty International i mban forcat ukrainase përgjegjëse për shkeljet e kryera nga forcat ruse, as që ushtria ukrainase nuk po merr masat e duhura paraprake diku tjetër në vend”, thuhet në deklaratë.

Në raportin e Amnesty International renditen incidente, në të cilat forcat ukrainase duket se kanë ekspozuar civilët ndaj rrezikut në 19 qytete dhe fshatra në rajonet e Harkivit, Donbasit dhe Mykolaivit.

Në deklaratën e lëshuar më 7 gusht, grupi për të drejta të njeriut refuzoi të tërhiqej nga ky vlerësim.

Ai "gjeti raste kur forcat ukrainase ishin vendosur afër vendit ku jetonin civilët, duke i vënë në këtë mënyrë ata në rrezik nga zjarri rus".

Megjithatë, Amnesty pranoi shkallën e reagimit që raporti i saj kishte shkaktuar.

“Amnesty International shpreh keqardhje të thellë për shqetësimin dhe zemërimin që ka shkaktuar .

XS
SM
MD
LG