Shumica e armenëve ikin nga Karabaku mes shqetësimeve për spastrim etnik
Shumica e armenëve ikin nga Karabaku mes shqetësimeve për spastrim etnik
Armenë etnikë në një rimorkio duke u larguar nga Nagorno-Karabaku drejt Armenisë.
Eksodi i armenëve etnikë nga Nagorno-Karabaku është duke vazhduar për të dhjetën ditë, pas një ofensive të shkurtër ushtarake të Azerbajxhanit që ka rezultuar me kontroll të plotë mbi këtë rajon të shkëputur.
Për pasojë, mijëra persona janë nisur drejt kufirit të Armenisë.
Nazeli Baghdasarian, zëdhënëse e kryeministrit armen, Nikol Pashinian, ka thënë se një total prej 84.770 personave kanë hyrë në Armeni prej Nagorno-Karabakut deri në mëngjesin e 29 shtatorit.
Sipas saj, kjo shifër përbën dy të tretat e popullsisë së rajonit me 112.000 banorë.
Pashinian e ka akuzuar Azerbajxhanin për “spastrim etnik” dhe ka paralajmëruar se asnjë armen nuk do të mbetet në këtë rajon të shkëputur në ditët në vijim.
“Ky është akt i drejtpërdrejtë i spastrimit për të cilin e kemi paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë Pashinian në një takim qeveritar më 28 qershor, duke bërë thirrje për hapa konkretë nga komuniteti ndërkombëtar.
“Deklaratat që dënojnë spastrimin etnik nga aktorë të ndryshëm ndërkombëtarë, janë të rëndësishme, mirëpo nëse nuk përcillen me hapa konkretë, këto deklarata do të shihen si statistika morale për historinë, ashtu që në të ardhmen shtetet të mund të thonë se distancohen nga ky krim, sepse e kanë dënuar atë”, ka thënë Pashinian.
Bakuja i ka hedhur poshtë akuzat për spastrim etnik dhe ka thënë se dëshiron ta “riintegrojë” popullsinë etnike armene në Azerbajxhan.
Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit ka thënë më 28 shtator se u ka kërkuar armenëve që të qëndrojnë në Nagorno-Karabak.
“Ne u bëjmë thirrje banorëve që të mos largohen nga shtëpitë e tyre dhe të bëhen pjesë e shoqërisë multi-etnike të Azerbajxhanit”, ka thënë ministria nëpërmjet një deklarate.
*Video: I porsalinduri refugjat: Bebja dyjavëshe mes eksodit të armenëve nga Karabaku
Rusia, e cila dikur ka qenë mbështetësja kryesore e Armenisë, por e cila është kritikuar nga Jerevani se paqeruajtësit e saj kanë dështuar ta parandalojnë rënien e Karabakut, ka thënë se armenët që po ikin, nuk duhet të frikësohen nga asgjë.
“Është e vështirë të themi se kush është fajtor (për eksodin) nuk ka arsye direkte për veprime të tilla”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili duket se i ka hedhur poshtë pretendimet e Armenisë për spastrim etnik.
“Njerëzit janë duke e shprehur dëshirën për të ikur… Atyre që e kanë marrë këtë vendim, duhet t’iu ofrohen kushte normale të jetesës”, ka thënë mes tjerash Peskov.
Ambasadori amerikan në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Michael Carpenter, ka thënë se armenëve etnikë në Nagorno-Karabak duhet t’iu mundësohet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe t’iu garantohet siguri, nëse duan të qëndrojnë aty.
Për ata që duan të largohen, Carpenter ka thënë se atyre duhet t’iu garantohet një korridor i sigurt, i vëzhguar nga një palë e tretë neutrale.
Ai ka thënë se Azerbajxhani ka përgjegjësi për t’i mbrojtur civilët dhe për të garantuar trajtim njerëzor për të gjithë, përfshirë ata që dyshon se janë luftëtarë.
Carpenter e ka përsëritur thirrjen e misionit ndërkombëtar për të ofruar siguri në rajon dhe ka bërë thirrje që aty të kenë qasje organizata humanitare ndërkombëtare.
Carpenter ka përmendur se shefja e Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power, e ka prezantuar një pako ndihme në vlerë të 11.5 milionë dollarësh, sa ka qenë në një vizitë në Armeni këtë javë.
“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të angazhohen për Armeninë dhe Azerbajxhanin në nivelet më të larta, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme”, ka thënë Carpenter.
Eksodi masiv nga Nagorno-Karabaku
1/12Refugjatët duke ecur përgjatë rrugës që çon nga Nagorno-Karabaku në Kornidzor të Armenisë më 26 shtator, teksa eksodi masiv po vazhdon pas ofensivës azerbajxhanase, që i dha Bakusë kontrollin e plotë të këtij rajoni malor.
Dhjetëra mijëra armenë etnikë kanë ikur nga Nagorno-Karabaku për në Armeni, shumica prej tyre të uritur dhe të lodhur nga udhëtimi, por edhe të shqetësuar për paqartësitë që i presin. (Përgatiti: Mimoza Sadiku)
2/12Refugjatët duke u ngrohur pranë një zjarri të ndezur në rrugën që çon drejt kufirit me Armeninë, derisa presin që të hapet rruga për në Armeni më 25 shtator. Armenia dhe Azerbajxhani kanë luftuar dy luftëra në tri dekadat e fundit lidhur me kontrollin e rajonit, i cili u bë i banuar me shumicë etnike, brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht të Azerbajxhanit, pas kolapsimit të Bashkimit Sovjetik.
Dhjetëra mijëra armenë etnikë kanë ikur nga Nagorno-Karabaku për në Armeni, shumica prej tyre të uritur dhe të lodhur nga udhëtimi, por edhe të shqetësuar për paqartësitë që i presin. (Përgatiti: Mimoza Sadiku)
3/12Imazhet satelitore shfaqin kolonat e gjata në Korridorin Laçin më 26 shtator, rruga e vetme që lidh Nagorno-Karabakun me Armeninë. Rajoni fillimisht u mor nën kontroll nga forcat e armenëve etnikë, që kishin mbështetjen e ushtrisë armene, gjatë luftimeve separatiste që përfunduan më 1994. Gjatë luftës më 2020, megjithatë Azerbajxhani rimori pjesë të mëdha të Nagorno-Karabakut, por edhe të territoreve përreth që ishin nën kontrollin e forcave armene.
Dhjetëra mijëra armenë etnikë kanë ikur nga Nagorno-Karabaku për në Armeni, shumica prej tyre të uritur dhe të lodhur nga udhëtimi, por edhe të shqetësuar për paqartësitë që i presin. (Përgatiti: Mimoza Sadiku)
4/12Refugjatët armenë duke rregulluar makinën në rrugën që çon nga Nagorno-Karabaku për në Armeni. Lufta e vitit 2020 përfundoi pasi Rusia ndërmjetësoi një marrëveshje armëpushimi dhe në rajon u vendosën paqeruajtësit rusë. Këta paqeruajtës bënë pak për të ndaluar përparimin e forcave azerbajxhanase që nisën operacionin “kundër terrorizmit” në Nagorno-Karabak.
Dhjetëra mijëra armenë etnikë kanë ikur nga Nagorno-Karabaku për në Armeni, shumica prej tyre të uritur dhe të lodhur nga udhëtimi, por edhe të shqetësuar për paqartësitë që i presin. (Përgatiti: Mimoza Sadiku)
5/12Një kamion duke bartur një veturë dhe refugjatët arrijnë në Armeni. Para ofensivës, Azerbajxhani për muaj të tërë kishte bllokuar qasjen në Nagorno-Karabak, duke pretenduar se kishte shqetësime se atje po dërgoheshin dërgesa me armë. Bllokada la 120.000 banorët e rajonit pa furnizime esenciale.
Dhjetëra mijëra armenë etnikë kanë ikur nga Nagorno-Karabaku për në Armeni, shumica prej tyre të uritur dhe të lodhur nga udhëtimi, por edhe të shqetësuar për paqartësitë që i presin. (Përgatiti: Mimoza Sadiku)
6/12Një refugjate udhëton me një veturë drejt Armenisë. Shumë refugjatë janë bllokuar në rrugë dhe disa nuk kanë ushqim dhe ujë të mjaftueshëm. Azerbajxhani rihapi rrugën më 24 shtator, katër ditë pas marrëveshjes së armëpushimit që i dha fund operacionit të rrufeshëm ushtarak.
Dhjetëra mijëra armenë etnikë kanë ikur nga Nagorno-Karabaku për në Armeni, shumica prej tyre të uritur dhe të lodhur nga udhëtimi, por edhe të shqetësuar për paqartësitë që i presin. (Përgatiti: Mimoza Sadiku)
7/12Refugjatët armenë në një kamion të ndalur në një pikë kontrolli në Laçin, që kontrollohet nga paqeruajtësit rusë dhe rojet kufitare azerbajxhanase, teksa janë nisur drejt Armenisë. Bakuja është zotuar se do të trajtojë në mënyrë të barabartë armenët etnikë, por Jerevani ka paralajmëruar për një “spastrim” të mundshëm “etnik”.
Dhjetëra mijëra armenë etnikë kanë ikur nga Nagorno-Karabaku për në Armeni, shumica prej tyre të uritur dhe të lodhur nga udhëtimi, por edhe të shqetësuar për paqartësitë që i presin. (Përgatiti: Mimoza Sadiku)
8/12Refugjatët armenë duke u përqafuar pas arritjes në Kornidzor të Armenisë.
Dhjetëra mijëra armenë etnikë kanë ikur nga Nagorno-Karabaku për në Armeni, shumica prej tyre të uritur dhe të lodhur nga udhëtimi, por edhe të shqetësuar për paqartësitë që i presin. (Përgatiti: Mimoza Sadiku)
9/12Refugjatët në Goris, në jug të Armenisë, para se të nisen drejt Jerevanit. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka thënë presidentit azerbajxhanas, Ilham Aliyev, më 26 shtator se ai duhet të mbrojë civilët në Nagorno-Karabak.
Dhjetëra mijëra armenë etnikë kanë ikur nga Nagorno-Karabaku për në Armeni, shumica prej tyre të uritur dhe të lodhur nga udhëtimi, por edhe të shqetësuar për paqartësitë që i presin. (Përgatiti: Mimoza Sadiku)
10/12Refugjatët armenë të mbledhur në një qendër për regjistrim të Kryqit të Kuq në Goris. Blinken po ashtu i tha Aliyevit se duhet të ketë qasje të papenguar humanitare në Nagorno-Karabak.
Dhjetëra mijëra armenë etnikë kanë ikur nga Nagorno-Karabaku për në Armeni, shumica prej tyre të uritur dhe të lodhur nga udhëtimi, por edhe të shqetësuar për paqartësitë që i presin. (Përgatiti: Mimoza Sadiku)
11/12Një person i plagosur gjatë një shpërthimi në një pikë karburantesh në Stepankert, Nagorno-Karabak. Ai ndihmohet nga një person tjetër për të hipur në një autoambulancë pasi ka arritur në qendrën për djegie në Jerevan. Avokati për të drejtat e njeriut në rajonin e shkëputur, Gegham Stepanian, i tha Radios Evropa e Lirë se 68 persona kanë vdekur nga shpërthimi, i cili ndodhi në kohën kur banorët që po tentonin të iknin për në Armeni po prisnin në radhë të furnizonin makinat e tyre me karburante. Ende nuk është përcaktuar shkaku i shpërthimit.
Dhjetëra mijëra armenë etnikë kanë ikur nga Nagorno-Karabaku për në Armeni, shumica prej tyre të uritur dhe të lodhur nga udhëtimi, por edhe të shqetësuar për paqartësitë që i presin. (Përgatiti: Mimoza Sadiku)
12/12Një grua e moshuar, e lënduar në kokë, pret para një qendre për refugjatë në Goris më 27 shtator. Familja e saj u përfshi në një aksident trafiku në kohën kur po iknin nga Nagorno-Karabaku. Në total, 192 trupa azerbajxhanase u vranë dhe 511 të tjerë u plagosën gjatë ofensivës së javës së kaluar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së Azerbajxhanit më 27 shtator.
Dhjetëra mijëra armenë etnikë kanë ikur nga Nagorno-Karabaku për në Armeni, shumica prej tyre të uritur dhe të lodhur nga udhëtimi, por edhe të shqetësuar për paqartësitë që i presin. (Përgatiti: Mimoza Sadiku)
Previous slide
Next slide
Më 28 shtator, liderët e Republikës së Nagorno-Karabakut kanë thënë se entiteti i tyre, i stilit separatist, do të pushojë së ekzistuari prej 1 janarit.
Samvel Shahramanian ka thënë se ky vendim është marrë pas situatës së krijuar me Azerbajxhanin që e ka fituar kontrollin e plotë në rajon.