Aroma e pitalkës që tradicionalisht përcjell darkat e Ramazanit
Asgjë nuk mund të krahasohet me aromën e pitalkës kur bie muzgu i mbrëmjes dhe je duke ecur pranë furrave të bukës nëpër qytet në muajin e Ramazanit. Dhe, në qytetin jugperëndimor të Kosovës, Prizren, është një furrë e veçantë që mburret për një trashëgimi qindravjeçare të gatimit të bukës së pitalkës.
1
Bukëpjekësi në furrën "Isufi" në Prizren palos pitalkat në një tepsi para se t’ua shesë myshterinjve.
Furra, e udhëhequr nga vëllezërit Hajdari, mburret me një traditë rreth 200-vjeçare.
Furra, e udhëhequr nga vëllezërit Hajdari, mburret me një traditë rreth 200-vjeçare.
2
Kjo furrë nuk gatuan thjesht pitalka të zakonshme, ajo shton në to edhe përbërës të tjerë, sikurse në këtë fotografi ku shihen pitalka me speca të gjelbër dhe vezë.
Çfarë e dallon këtë furrë me furrat e tjera është se, këtu, një myshteri mund ta porosisë gatimin e pitalkës sipas dëshirës së vet dhe t'ia dërgojë bukëpjekësit materialin e nevojshëm për ta bërë atë.

3
Kuti prej plastike të “Baces” Muharrem, i cili ka bërë porosinë e tij duke i dërguar bukëpjekësit të gjithë materialin e nevojshme për t’i gatuar atij pitalkën e dëshiruar.
Muharremi sigurisht se mezi do të presë ta marrë porosinë dhe të ngopet me pitalka pas një dite të gjatë agjërimi.
Muharremi sigurisht se mezi do të presë ta marrë porosinë dhe të ngopet me pitalka pas një dite të gjatë agjërimi.
4
Ka receta të ndryshme për përgatitjen e pitalkës, por ato zakonisht përfshijnë miell, ujë, krip, sheqer, tharm buke dhe vaj.
Furra "Isufi" mburret se nuk përdor aditiv në gatimin e pitalkës, për dallim nga shumë tjerë. Aditivët janë substanca që shtohen në sasi të vogla në ushqime për të përmirësuar cilësinë, shijen, pamjen dhe jetëgjatësinë e tyre.