Aroma e pitalkës që tradicionalisht përcjell darkat e Ramazanit
Asgjë nuk mund të krahasohet me aromën e pitalkës kur bie muzgu i mbrëmjes dhe je duke ecur pranë furrave të bukës nëpër qytet në muajin e Ramazanit. Dhe, në qytetin jugperëndimor të Kosovës, Prizren, është një furrë e veçantë që mburret për një trashëgimi qindravjeçare të gatimit të bukës së pitalkës.
5
Kulaçe të vendosura në rafte që presin për t’u futur në furrë për pjekje, para se të shiten tek myshterinjtë që presin me padurim pranë furrës.
6
Një punëtor duke i bartur kuleçet e pitalkës në një dërrasë të gjatë para se ato të futen në furrë për pjekje.
7
Pamje nga lart e bukëpjekësit duke i nxjerrë nga furra pitalkat e pjekura dhe të gatshëm për t’u shërbyer.
8
Pitalka të pjekura, të gatshme për t'u ngrënë. Kjo bukë e shijshme bën përjashtim edhe në dijetën më të rreptë të njerëzve gjatë muajit të Ramazanit.
Askush nuk mund të durojë pa e shijuar pitalkën pavarësisht rrezikut të shtimit të peshës së padëshiruar.
Askush nuk mund të durojë pa e shijuar pitalkën pavarësisht rrezikut të shtimit të peshës së padëshiruar.