Ndërlidhjet

Australia dhe Tajvani përballen me shpërthime të reja të koronavirusit


Një person duke u testuar për koronavirus në Tajvan.
Një person duke u testuar për koronavirus në Tajvan.

Tajvani dhe Australia kanë bërë të ditura masat e reja me qëllim të kontrollimit të shpërthimeve të reja të koronavirusit.

Tajvani do të zgjasë zbatimin e masave kufizuese deri më 28 qershor dhe shkollat do të mbesin të mbyllura deri në kohën e pushimeve verore, kanë thënë autoritetet më 7 qershor.

Tajvani është përballur me rritje të numrit të rasteve, andaj organizimet janë ndaluar dhe studentët do të ndjekin mësimet online.

Qeveria në këtë vend ka raportuar 11,298 raste prej shpërthimit të pandemisë dhe 260 viktima.

Mirëpo zyrtarët janë të shqetësuar për variantet e reja, ndërkohë që vetëm 3 për qind e popullsisë është vaksinuar, dhe atë kryesisht vetëm me një dozë.

Ndërkohë Viktoria në Australi ka raportuar më 7 qershor rritjen më të madhe të rasteve lokale brenda një jave.

Autoritetet po tentojnë të gjurmojnë burimin e variantit Delta, që është identifikuar te të infektuarit.

Autoritetet kanë raportuar 11 raste të reja, për dallim nga dy një ditë më herët.

Banorët e Melburnit janë duke pritur nëse do të masat e izolimit do të përfundojnë, siç është planifikuar më 10 qershor.

“Asgjë nuk mund të përjashtohet”, ka thënë shefi shëndetësor në Viktoria, Brett Sutton.

Melburni ka hyrë në ditën e 11-të të izolimit të ashpër më 7 qershor, pasi autoritetet kanë idenitifkuar për herë të parë variantin Delta të koronavirusit.

Ky variant, që është klasifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si një nga variantet më shqetësuuese, ka mundësi të ketë shkaktuar valën e fundit vdekjeprurëse në Indi.

XS
SM
MD
LG