Po vjen Babadimri...
Të hipur në tren, në deve e motoçikleta, duke vrapuar apo brenda një akuariumi - këta janë disa nga Babadimrat e sivjetmë nëpër vende të ndryshme nëpër botë, që ia kanë shtuar ngjyrat atmosferës festive këtë fundvit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
1
Një motoçiklist, Helton Garcia, i veshur si Babadimër, nget motoçikletën para se t'u shpërndajë dhurata fëmijëve në një shkollë në fshat në Santo Antonio do Descoberto, shteti i Goias, Brazil, 10 dhjetor 2023.
2
Një zhytës i veshur si Babadimër ushqen peshqit brenda akuariumit Sea Life në Mynih, Gjermani, 30 nëntor 2023.
3
I veshur si Babadimër ky person vrapon nëpër rrugë gjatë garës vjetore Nikolaus Lauf (Vrapimi i Shën Nikollës), në Michendorf, Gjermani, 10 dhjetor 2023.
4
Një person i veshur si Babadimër qëndron ulur pranë një fëmije në një qendër tregtare në Brasilia, Brazil 29 nëntor 2023.