Po vjen Babadimri...
Të hipur në tren, në deve e motoçikleta, duke vrapuar apo brenda një akuariumi - këta janë disa nga Babadimrat e sivjetmë nëpër vende të ndryshme nëpër botë, që ia kanë shtuar ngjyrat atmosferës festive këtë fundvit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
13
Një burrë i veshur me kostumin e Babadimrit shihet duke folur me një fëmijë afër një peme Krishtlindjesh para katedrales "Alexander Nevsky" në Sofje, Bullgari, 1 dhjetor 2023.
14
Një burrë i veshur si Babadimri shihet gjatë një ngjarjeje në Siudad Huarez, Meksikë, 30 nëntor 2023.
15
Issa Kassissieh, i veshur si Babadimri hipur mbi një deve derisa viziton një ullishte me pamje nga Kupola e Shkëmbit në kompleksin Al-Aksa, i njohur gjithashtu për hebrenjtë si Mali i Tempullit, në Jerusalem, 4 dhjetor 2023.
16
Një besimtar i krishterë i veshur si Babadimër shihet duke ecur përgjatë një parade para festimeve të Krishtlindjeve, në Islamabad, më 5 dhjetor 2023.