Ndërlidhjet

Ejupi: Besojmë se njerëzit imunizohen një muaj pasi të vaksinohen


Vaksina në Mbretëri të Bashkuar nuk është e obligueshme
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:05 0:00

Vaksina në Mbretëri të Bashkuar nuk është e obligueshme

Mjeku shqiptar Baki Ejupi, i cili punon në Shërbimin kombëtar spitalor britanik, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se fillimi i vaksinimit të qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19, është pritur me padurim. Ai megjithatë, thotë se në këtë drejtim kishe edhe skepticizmi. Doktor Ejupi, i cili për gati 17 vjet punon në Londër, thotë se presin që katër javë pasi një person merr vaksinën kundër koronavirusit të ri, ai të jetë imun.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Ejupi, në Britaninë e Madhe ka filluar vaksinimi i qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19. Si është pritur kjo çështje te popullata?

Baki Ejupi: Është pritur me padurim, pa dyshim që edhe me një dozë skepticizmi, mirëpo në përgjithësi pritja dhe shpresat janë të mira.

Radio Evropa e Lirë: Cila janë grupet e para të cilat do të vaksinohen dhe deri kur mund të zgjasë vaksinimi?

Baki Ejupi: Grupet e para që veçse kanë filluar, janë personat në shtëpitë e pleqve dhe stafi që kujdeset për ata. Vende ku këta po vaksinohen dallon varësisht se ku ata janë dhe sa afër i kanë klinikat specialistike, që vaksina COVID-19 ofrohet prej atyre 5 deri në 70 klinika, për arsye të nevojës për mirëmbajtjen e vaksinës, për mirëmbajtjen e vaksinës në kushte të caktuara.

Britania e Madhe fillon vaksinimin
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:39 0:00

Sa do të zgjasë i gjithë procesi, është shumë vështirë të themi me të vërtetë, për arsye se ne nuk e dimë sa shpejtë do të vinë vaksinat e tjera. Gjendja është shumë fluide dhe para dy-tre ditësh ne kishim shpresë të marrim deri në një milion doza para Vitit të Ri. Tani po besojmë që kemi mundësi të kemi deri në pesë milionë doza. Kështu që, është në gjendje mjaft dinamike, po e mira është që procesi ka filluar dhe po shkon mirë deri këtu, por nuk shoh ndonjë arsye se pse ky proces të mos vazhdojë me një ritëm të mirë.

Radio Evropa e Lirë: Pas këtij grupi të parë, cili do të jetë grupi tjetër?

Baki Ejupi: Grupi tjetër do të jenë të gjithë ata persona të mbi moshës 80-vjeçare dhe stafi mjekësor kudo që ata janë. Mandej vinë grupmoshat e tjera, prej 75 vjeç e tutje, mandej 70, 65 e tutje. Po, plani përfundimtar është që çdo person i moshës 50 e mbi 50-vjeçar, të vaksinohet gjatë kësaj fushate të vaksinimit.

Radio Evropa e Lirë: A është vaksinimi i obligueshëm?

Baki Ejupi: Jo, vaksinimi nuk është i obligueshëm. Është vendim i secilit nëse do apo jo ta marrë vaksinën, mirëpo personeli mjekësor, sikurse janë unë dhe të tjerët, mundohen t'u japin personave informata për vaksinën, për efikasitetin e saj, për sigurinë e saj,në mënyrë që ata të marrin një vendim të informuar. Mandej është e tyre, (pra) vendimi do të thotë është i tyre nëse apo jo ata duan ta marrin vaksinë.

Si funksionon vaksina e Pfizer dhe BioNTech?
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:49 0:00

Imunizimi, "pas katër javësh"

Radio Evropa e Lirë: Doktor Ejupi, pas marrjes së vaksinës, për sa kohë është një person i imunizuar?

Baki Ejupi: Vaksina që tani kemi filluar ta administrojmë e BioNTech me Pfizer jepet me dy doza. Doza e parë jepet në ditën e parë, për shembull sot siç kanë marr shumë njerëz. Ne besojmë se pas 12 ditësh, trupi veç fillon të prodhojë antitrupa. Mandej ata e marrin dozën e dytë në ditën e 21-të, do të thotë, tri javë më vonë. Përderisa, ne besojmë se ata do të jenë plotësisht imunë një javë pas dozës së dytë, do të thotë në tërësi, katër javë pasi që të kenë marr dozën e parë, ata do të duhej të ishin plotësisht imunë.

Radio Evropa e Lirë: Si është gjendja aktuale pandemike në Britaninë e Madhe?

Baki Ejupi: Është e vështirë. Shumë njerëz kanë vdekur, besohet diku direkt të kenë vdekur për mbi 60 mijë, derisa vdekjet indirekte shkojnë edhe diku deri në 15 mijë. Do të thotë, numri total i të vdekurve është diku 75 mijë (persona). Megjithëse ky numër ndryshon gjithë kohën, më 7 dhjetor kanë vdekur, nëse nuk gaboj, 198 persona. Ky numër po ndryshon, nganjëherë shkon më lartë, nganjëherë më poshtë.

Çka është optimiste është se numri i infeksioneve të reja ditore është në rënie, sikurse që është edhe numri i personave që pranohen në spitale me simptoma të rënda të COVID-19.

Prodhimi i vaksinës "nuk po plotëson kërkesat aktuale"

Radio Evropa e Lirë: Dhe për fund, derisa në shtete të ndryshme ka nisur vaksinimi, Kosova sapo ka aplikuar për sigurimin e vaksinës kundër koronavirusit në aleancës globale GAVI/COVAX. Si e komentoni ju këtë?

Baki Ejupi: Është kohë e vështirë kur prodhimi i vaksinës e ka të vështirë të plotësojë nevojat dhe kërkesat aktuale, sidomos derisa nuk licencohen vaksinat e tjera, që ne po shpresojmë se do të ndodhë brenda javësh, për shembull vaksinën që janë duke e studiuar AstraZeneca dhe Universiteti i Oxford-it. Kështu që, do të jetë e vështirë për qeveritë të kenë qasje te vaksina.

Po e imagjinoj, se është paksa më e vështirë për vendet e vogla, sikurse që është Kosova. Nëse veç autoritetet përgjegjëse kanë filluar procesin e prokurimit të vaksinës, sado-kudo ajo është gjë pozitive dhe të shpresojmë se ata do të kenë qasje, do të marrin vaksinat sa më shpejt që është e mundur.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG