Fotografi e bërë gjatë një takimi të liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel më 24 qershor 2021.
*Pikëpamjet e shprehura në koment nuk pasqyrojnë domosdo pikëpamjet e REL-it
Përderisa fokusi në Evropë gjatë ditëve të fundit ka qenë mbi evakuimet e shtetasve evropianë dhe të afganëve që kanë punuar me ambasadat dhe misionet e huaja në Afganistanin e shkatërruar nga lufta, retorika dhe veprimet pritet të ndryshojë teksa procesi i marrjes nën kontroll të shtetit nga talibanët të përfundojë. Prej tash e tutje, Bashkimi Evropian do të përqendrohet nëshmangien e një krize migrantësh dhe të sigurohet që “Fortesa Evropë” të mbetet e paprekur.
Ngritja e gardheve dhe mureve – veprime që shpesh lidhen me populsitët e zjarrtë të së djathtës – tani janë një temë e zakonshme në mbarë Bashkimin Evropian, që dikur mburrej se ishte një superfuqi humanitare.
Mjafton që të studiohet deklarata e përbashkët, për të cilën u pajtuan ministrat e Punëve të Brendshme të 27 shteteve anëtare të BE-së pas takimit urgjent që patën në Bruksel më herët gjatë kësaj jave, ku diskutuan për situatën në Afganistan. Një paragraf i kësaj deklarate u veçua më shumë se sa të tjerët, për një bllok evropian kokëfortë: “Bazuar në gjërat që kemi mësuar, BE-ja dhe shtetet e saja anëtare qëndrojnë të vendosura që të veprojnë së bashku për të parandaluar lëvizje të pakontrolluara në shkallë të lartë të migrimit, me të cilat jemi ballafaquar në të kaluarën, duke përgatitur një përgjigje të koordinuar. Stimujt ndaj migrimit joligjor duhet të shmangen”.
Në tekstin e deklaratës së përbashkët po ashtu përshkruhet edhe nevoja për “mbështetjen e vendeve fqinje të Afganistanit, që të sigurohen se ata që kanë nevojë të marrin mbrojtjen e duhur, kryesisht në rajon” dhe për nisjen e fushatave informuese “për të luftuar narrativin e përdorur nga kontrabandistët, përfshirë edhe në ambientin online, që inkurajojnë njerëzit të nisen në rrugëtime të rrezikshme dhe joligjore drejt Evropës”.
Ndoshta do të ishte më e lehtë që BE-ja të lëshonte një deklaratë ku thuhej: “migrantët nuk janë të mirëseardhur”, më tha një diplomat i BE-së.
Ose merrni parasysh deklaratat e Komisioneres së BE-së për Çështje të Brendshme, Ylva Johansson e cila pas takimit theksoi: “mënyra më e mirë për të shmangur kriza migrantësh është që të shmangim kriza humanitare. Prandaj, ne duhet të mbështesim afganët në Afganistan”. Kur u pyet që të sqaronte më shumë këtë deklaratë, ajo shtoi: “mendoj se është e rëndësishme që të sqarojmë që Konventa e Gjenevës u jep të drejtë njerëzve që të aplikojnë për azil por nuk është e njëjta gjë si të thuash që të gjithë që kanë nevojë për mbështetje ndërkombëtare mund të vijnë në Bashkimin Evropian dhe të marrin mbrojtje këtu”.
Tani, Ylva Johansson nuk është anëtare e ndonjë partie që njihet për qëndrime kundër migrantëve, siç është partia hungareze Fidesz ose partia polake Partia për Ligj dhe Drejtësi (PiS). Ajo është një socialdemokrate suedeze dhe ishte pjesëtare e shquar e Qeverisë suedeze në vjeshtën e vitit 2015, që mirëpriti më shumë migrantë për kokë banori sesa çdo shtet anëtar i BE-së.
Pavarësisht kësaj, duket se vendimi i vjeshtës së vitit 2015 ende e trazon bllokun. Ai vendim i inkurajoi populistët në të gjithë kontinentin dhe nxiti grindje që gati shkatërruan të gjithë projektin e BE-së, pasi vuri në pah që shumë vende të Evropës Perëndimore, që këmbëngulnin në ndarjen e barrës, veçanërisht kundër katër shteteve të Vishegradit që nuk dëshironi të shihni ardhje të reja në territorin e tyre. Gjashtë vjet më vonë, mund të thuhet se këto shtete kishin të drejtë. Askush më nuk reagon kur muret dhe rrethojat me gjemba ngrihen përgjatë kufijve të jashtëm të BE-së.
Thënë të drejtën, jo gjithçka ka të bëjë me parandalimin e ardhjes së afganëve. Johansson vetë ka theksuar se shtetet anëtare veç e veç janë ende nuk punuar në zhvendosjen e grave, gazetarëve, aktivistëve dhe punëtorëve të organizatave joqeveritare. Përderisa BE-ja si tërësi nuk jep shifra se sa persona ka për synim të pranojë, ashtu siç kanë bërë Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar, blloku do të mbajë një forum më vonë në shtator, por Brukseli tha se pavarësisht kritikës së ashpër, blloku ka dhënë azil për 300,000 persona që erdhën më 2020 nga e mbarë bota.
Ndihma financiare për Afganistanin dhe shtetet fqinje do të rritet në mënyrë të konsiderueshme. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen së fundmi ka njoftuar se do të ndahen 200 milionë euro për ndihmë humanitare për Afganistanin dhe shtetet përreth që po strehojnë afganët, por ka zëra se kjo shifër do të rritet në 600 milionë.
Përfundimisht, Brukselit duket se beson që shpërndarja e ndihmës financiare për shtetet fqinje të Afganistanit është mënyra më e mirë për të mbajtur migrantët larg BE-së. Nuk është rastësi që llogaria në Twitter e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel së fundmi është e mbushur me fotografi të tij duke biseduar në telefon me liderët e disa shteteve të Azisë Qendrore, por edhe të Indisë.
Liderët e BE-së natyrisht që mund të kundërshtojmë me ngulm kur gazetarët përmendin “marrëveshje të re me Turqinë”. Sidoqoftë ishte “marrëveshje Faustiniane e Brukselit me qeverinë e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në fillim të vitit 2016 që i dha fund krizës së atëhershme me migrantë. Në këmbim të 6 miliardë dollarëve nga BE-ja, rojet kufitare të Turqisë u siguruan që vetëm pak migrantë të kalonin Detin Egje për në Greqi në këto vitet e fundit. Mos u befasoni nëse BE-ja kërkon të arrijë marrëveshje të ngjashme me shtetet fqinje të Afganistanit në një të ardhme jo fort të largët. Ose ndoshta do t’i japë më shumë para Ankarasë zyrtare.
Turqia fortifikon kufijtë për refugjatët afganë
1/18Një ushtar i Turqisë bën roje në një postbllok ushtarak në Caldiran, që gjendet në provincën Van, në afërsi të kufirit mes Turqisë dhe Iranit. Turqi, 21 gusht 2021.
Mijëra afganë, pas marrjes së kontrollit të shtetit nga talibanët, ia kanë mësyrë aeroportit të Kabulit, por edhe kufijve të shteteve fqinje, për të ikur nga grupi militant. Nga frika për një valë të mundshme të refugjatëve afganë, Turqia ka rritur sigurinë në kufirin e saj që ndan me Iranin, prej nga kanë filluar të vijnë afganët që po ikin nga talibanët.
2/18Migrantët, kryesisht nga Afganistani, të arrestuar nga forcat e sigurisë së Turqisë, gjatë një operacioni në qytetin kufitar Van të Turqisë, më 21 gusht 2021.
Mijëra afganë, pas marrjes së kontrollit të shtetit nga talibanët, ia kanë mësyrë aeroportit të Kabulit, por edhe kufijve të shteteve fqinje, për të ikur nga grupi militant. Nga frika për një valë të mundshme të refugjatëve afganë, Turqia ka rritur sigurinë në kufirin e saj që ndan me Iranin, prej nga kanë filluar të vijnë afganët që po ikin nga talibanët.
3/18Ushtarët e Turqisë, me makina të blinduara, patrullojnë përgjatë murit të ngritur në linjën kufitare ndërmjet Turqisë dhe Iranit në provincën Van, më 21 gusht 2021.
Mijëra afganë, pas marrjes së kontrollit të shtetit nga talibanët, ia kanë mësyrë aeroportit të Kabulit, por edhe kufijve të shteteve fqinje, për të ikur nga grupi militant. Nga frika për një valë të mundshme të refugjatëve afganë, Turqia ka rritur sigurinë në kufirin e saj që ndan me Iranin, prej nga kanë filluar të vijnë afganët që po ikin nga talibanët.
4/18Një shenjë paralajmëruese për mina shihet në kufirin turko-iranian në provincën Van të Turqisë më 21 gusht 2021.
Mijëra afganë, pas marrjes së kontrollit të shtetit nga talibanët, ia kanë mësyrë aeroportit të Kabulit, por edhe kufijve të shteteve fqinje, për të ikur nga grupi militant. Nga frika për një valë të mundshme të refugjatëve afganë, Turqia ka rritur sigurinë në kufirin e saj që ndan me Iranin, prej nga kanë filluar të vijnë afganët që po ikin nga talibanët.
5/18Një ushtar i Turqisë në provincën Van vëzhgon terrenin duke përdorur kamera për vëzhgim gjatë natës më 21 gusht 2021.
Mijëra afganë, pas marrjes së kontrollit të shtetit nga talibanët, ia kanë mësyrë aeroportit të Kabulit, por edhe kufijve të shteteve fqinje, për të ikur nga grupi militant. Nga frika për një valë të mundshme të refugjatëve afganë, Turqia ka rritur sigurinë në kufirin e saj që ndan me Iranin, prej nga kanë filluar të vijnë afganët që po ikin nga talibanët.
6/18Migrantët, kryesisht nga Afganistani, të arrestuar nga forcat turke në provincën Van më 21 gusht 2021.
Mijëra afganë, pas marrjes së kontrollit të shtetit nga talibanët, ia kanë mësyrë aeroportit të Kabulit, por edhe kufijve të shteteve fqinje, për të ikur nga grupi militant. Nga frika për një valë të mundshme të refugjatëve afganë, Turqia ka rritur sigurinë në kufirin e saj që ndan me Iranin, prej nga kanë filluar të vijnë afganët që po ikin nga talibanët.
7/18Migrantët e arrestuar nga Turqia në zonën kufitare ndërmjet Turqisë dhe Iranit në orët e vona të 21 gushtit.
Mijëra afganë, pas marrjes së kontrollit të shtetit nga talibanët, ia kanë mësyrë aeroportit të Kabulit, por edhe kufijve të shteteve fqinje, për të ikur nga grupi militant. Nga frika për një valë të mundshme të refugjatëve afganë, Turqia ka rritur sigurinë në kufirin e saj që ndan me Iranin, prej nga kanë filluar të vijnë afganët që po ikin nga talibanët.
8/18Ushtarët e Turqisë duke patrulluar në kufirin ndërmjet Turqisë dhe Iranit më 21 gusht 2021.
Mijëra afganë, pas marrjes së kontrollit të shtetit nga talibanët, ia kanë mësyrë aeroportit të Kabulit, por edhe kufijve të shteteve fqinje, për të ikur nga grupi militant. Nga frika për një valë të mundshme të refugjatëve afganë, Turqia ka rritur sigurinë në kufirin e saj që ndan me Iranin, prej nga kanë filluar të vijnë afganët që po ikin nga talibanët.
9/18Një familje nga Afganistani, që është arrestuar nga forcat turke për shkak të kalimit të paligjshëm të kufirit, qëndron në një qendër të migrantëve në qytetin turk Van më 22 gusht 2021.
Mijëra afganë, pas marrjes së kontrollit të shtetit nga talibanët, ia kanë mësyrë aeroportit të Kabulit, por edhe kufijve të shteteve fqinje, për të ikur nga grupi militant. Nga frika për një valë të mundshme të refugjatëve afganë, Turqia ka rritur sigurinë në kufirin e saj që ndan me Iranin, prej nga kanë filluar të vijnë afganët që po ikin nga talibanët.
10/18Reyhan Mirzai, një vajzë 4-vjeçare nga Afganistani, është në mesin e migrantëve që janë kapur nga forcat turke të sigurisë për kalim të paligjshëm të kufirit. Ajo kontrollohet nga një doktor që gjendet në qendrën për kontrollin emigrantëve në Van më 22 gusht 2021.
Mijëra afganë, pas marrjes së kontrollit të shtetit nga talibanët, ia kanë mësyrë aeroportit të Kabulit, por edhe kufijve të shteteve fqinje, për të ikur nga grupi militant. Nga frika për një valë të mundshme të refugjatëve afganë, Turqia ka rritur sigurinë në kufirin e saj që ndan me Iranin, prej nga kanë filluar të vijnë afganët që po ikin nga talibanët.
11/18Ushtarët e Turqisë bëjnë roje në kufirin ndërmjet Turqisë dhe Iranit në orët e vona të 21 gushtit të vitit 2021.
Mijëra afganë, pas marrjes së kontrollit të shtetit nga talibanët, ia kanë mësyrë aeroportit të Kabulit, por edhe kufijve të shteteve fqinje, për të ikur nga grupi militant. Nga frika për një valë të mundshme të refugjatëve afganë, Turqia ka rritur sigurinë në kufirin e saj që ndan me Iranin, prej nga kanë filluar të vijnë afganët që po ikin nga talibanët.
12/18Migrantët e arrestuar nga forcat turke në Van të Turqisë në orët e vona të 21 gushtit, 2021.
Mijëra afganë, pas marrjes së kontrollit të shtetit nga talibanët, ia kanë mësyrë aeroportit të Kabulit, por edhe kufijve të shteteve fqinje, për të ikur nga grupi militant. Nga frika për një valë të mundshme të refugjatëve afganë, Turqia ka rritur sigurinë në kufirin e saj që ndan me Iranin, prej nga kanë filluar të vijnë afganët që po ikin nga talibanët.
13/18Një ushtar i Turqisë qëndron në vijën kufitare, teksa pas tij shihen ushtarët e Iranit të cilët bëjnë roje në pjesën e tyre të kufirit. Van, 21 gusht 2021.
Mijëra afganë, pas marrjes së kontrollit të shtetit nga talibanët, ia kanë mësyrë aeroportit të Kabulit, por edhe kufijve të shteteve fqinje, për të ikur nga grupi militant. Nga frika për një valë të mundshme të refugjatëve afganë, Turqia ka rritur sigurinë në kufirin e saj që ndan me Iranin, prej nga kanë filluar të vijnë afganët që po ikin nga talibanët.
14/18Dhjetëra migrantë, kryesisht nga Afganistani, të arrestuar nga forcat e sigurisë në Turqi, për shkak të kalimit të paligjshëm të kufirit.
Mijëra afganë, pas marrjes së kontrollit të shtetit nga talibanët, ia kanë mësyrë aeroportit të Kabulit, por edhe kufijve të shteteve fqinje, për të ikur nga grupi militant. Nga frika për një valë të mundshme të refugjatëve afganë, Turqia ka rritur sigurinë në kufirin e saj që ndan me Iranin, prej nga kanë filluar të vijnë afganët që po ikin nga talibanët.
15/18Benevse nga Afganistani dhe djali i saj dyvjeçar Rehimullah u arrestuan nga autoritetet në Turqi për shkak të kalimit të paligjshëm të kufirit. Ata janë vendosur në një qendër të migrantëve në Van të Turqisë më 22 gusht 2021.
Mijëra afganë, pas marrjes së kontrollit të shtetit nga talibanët, ia kanë mësyrë aeroportit të Kabulit, por edhe kufijve të shteteve fqinje, për të ikur nga grupi militant. Nga frika për një valë të mundshme të refugjatëve afganë, Turqia ka rritur sigurinë në kufirin e saj që ndan me Iranin, prej nga kanë filluar të vijnë afganët që po ikin nga talibanët.
16/18Çifti Sayyed Fahim Mousavi dhe Morsal Mousavi nga Afganistani u arrestuan nga autoritetet turke në Van më 22 gusht 2021. Së bashku me fëmijët e tyre, ata kaluan paligjshëm kufirin.
Mijëra afganë, pas marrjes së kontrollit të shtetit nga talibanët, ia kanë mësyrë aeroportit të Kabulit, por edhe kufijve të shteteve fqinje, për të ikur nga grupi militant. Nga frika për një valë të mundshme të refugjatëve afganë, Turqia ka rritur sigurinë në kufirin e saj që ndan me Iranin, prej nga kanë filluar të vijnë afganët që po ikin nga talibanët.
17/18Një ushtar i Turqisë patrullon përgjatë kufirit me Iranin.
Mijëra afganë, pas marrjes së kontrollit të shtetit nga talibanët, ia kanë mësyrë aeroportit të Kabulit, por edhe kufijve të shteteve fqinje, për të ikur nga grupi militant. Nga frika për një valë të mundshme të refugjatëve afganë, Turqia ka rritur sigurinë në kufirin e saj që ndan me Iranin, prej nga kanë filluar të vijnë afganët që po ikin nga talibanët.
18/18Turqia po përdor helikopterë ushtarakë për të patrulluar në kufirin me Iranin, për shkak të frikës nga një valë e re migrantësh nga Afganistani.
Mijëra afganë, pas marrjes së kontrollit të shtetit nga talibanët, ia kanë mësyrë aeroportit të Kabulit, por edhe kufijve të shteteve fqinje, për të ikur nga grupi militant. Nga frika për një valë të mundshme të refugjatëve afganë, Turqia ka rritur sigurinë në kufirin e saj që ndan me Iranin, prej nga kanë filluar të vijnë afganët që po ikin nga talibanët.
Previous slide
Next slide
Kjo padyshim që e ka lejuar Turqinë që të përdorë migrantët duke kërcënuar, në disa raste, se do ta shkelë marrëveshjen dhe do t’i dërgojë migrantët drejt kufirit të BE-së. Mbajtja e një arme të tillë kundër BE-së ka rezultuar në përgjigje të buta nga Brukseli edhe ndaj provokimeve të tjera gjeopolitike që Erdogan ka krijuar në Mesdheun Lindor dhe gjetkë. Prandaj, është e kuptueshme që BE-ja mund të vendosë sanksione të reja ndaj regjimit të Alyaksandr Lukashenkës në Bjellorusi për përdorimin e taktikave të njëjta kundër Lituanisë, Letonisë dhe Polonisë, me qëllim që të bëjë me dije se nuk do të tolerohen veprime të tilla.
BE-ja e re mund të quhet edhe “cinike” dhe e “pashpirt”, por kjo nuk do të ndalë barrierat, sanksionet dhe fondet nga taksapaguesit e BE-së për regjimet më pak autoritare, të cilat, në një të ardhme të afërt mund ta kryejnë punë të pista në emër të bllokut. Kështu do të duket politika e ardhshme e BE-së ndaj Afganistanit.