Ndërlidhjet

Kryhen bastisje pas dyshimeve për keqpërdorime në Ndërmarrjen Publike Banesore


Disa ndërtesa të reja në Prishtinë. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Disa ndërtesa të reja në Prishtinë. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Prokuroria Speciale njoftoi se mëngjesin e 17 majit autoritetet kanë kryer kontrolle në 12 lokacione të ndryshme, për të siguruar prova ndaj 11 persona zyrtarë, që dyshohen për keqpërdorime të pozitës zyrtare.

Më herët gjatë ditës, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, konfirmoi se aksioni policor po zhvillohej nga krimet ekonomike në Ndërmarrjen Publike Banesore.

“Prokuroria Speciale njofton se kontrolli është realizuar në pronat e të dyshuarave H.H, V.M, D.K, L.M, XH.L, A.J, G.SH, B.P, A.M, B.B dhe D.B. të cilët në cilësinë e personave zyrtarë, dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ , ‘Lidhja e kontratës së dëmshme’ dhe ‘Mashtrimi’”, thuhet në njoftim.

Sipas Prokurorisë, zyrtarët e përfshirë në këtë proces dyshohet se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare pasi kanë qenë të përfshirë në zhvillimin e procedurave të “përshpejtuara për ndërtimin e katër objekteve afariste dhe banesore, vlera e të cilave kalon 120 milionë euro”.

Gjatë bastisjeve, autoritetet thanë se kanë sekuestruar prova, sikurse 17 dosje dhe dokumente që lidhen me rastin, laptopë, kompjuterë, telefona dhe pajisje të tjera elektronike.

Ndryshe, Ndërmarrja Publike Banesore është në pronë të Komunës së Prishtinës që menaxhon dhe ruan pasurinë e komunës, përfshirë banesa, lokale afariste, depo, garazhe dhe truall.

XS
SM
MD
LG