Ndërlidhjet

Avramopoulos: Vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë të ardhmen në BE


Takimi i ministrave të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së i mbjatur në Shkup.

Në forumin e ministrave të Punëve të Brendshme të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian, u tha se Maqedonia e Veriut mbetet “në kursin e integrimeve evropiane”, teksa zyrtarët diskutuan për tema të ndryshme siç është sundimi i ligjit, liria e mediave, lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm si dhe lufta kundër krimit të organizuar.

Komisionierët evropianë kanë kërkuar që vendet e rajonit të angazhohen në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, si nikoqir i këtij forumi, tha se krahas të gjitha pengesave me të cilat është ballafaquar shteti i tij në rrugën drejt Bashkimit Evropian, Maqedonia e Veriut nuk ka hequr dorë nga integrimi evropian, duke shtuar se Shkupi zyrtar është i përkushtuar në realizimin e reformave.

“Unë pres që partneriteti ynë me vendet e BE-së do të thellohet dhe ky partneritet do të jetë edhe më i pranishëm në të ardhmen dhe shumë shpejtë do të flasim për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, theksoi ministri Spasovski, duke shtuar se shkëmbimi i informacioneve me vendet e Bashkimit Evropian mbetet shtylla kryesore për

Ministri Spasovski ka ngritur çështjen e rrezikut që sjell kthimi i personave të përfshirë në luftërat e huaja.

“Terrorizmi paraqet rrezik global për sigurinë, por posaçërisht rrezik paraqet kthimi terroristëve”, është shprehur Spasovski i cili ka theksuar se është e rëndësishme shkëmbimi i informacioneve ndërmjet shteteve, për ekstremizmin e dhunshëm.

Ndërkaq, komisioneri evropian për Migrim, Dimitris Avramopoulos ka theksuar se Brukseli do të vazhdojë të punojë dhe t’i mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor në aspiratat e tyre për t’u bërë pjesë e familjes evropiane.

Avramopoulos ishte i prerë se “për një Evropë stabile duhet sa më parë të integrohen në BE vendet e Ballkanit Perëndimor”.

“Unë jam këtu në truall që i përket Evropës si në aspektin historik ashtu dhe në atë politik dhe kulturor. E ardhmja e vetme e arsyeshme për të gjitha vendet e rajonit është e ardhmja evropiane sepse ato janë pjesë e Evropës”, ka porositur Avramopoulos.

Ky Forum ministror mbahet në një periudhë të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila pret ridefinimin e metodologjisë se re për zgjerimin BE-së, që vendi të mund të marrë datë për nisjen e negociatave. Mosmarrja e datës për nisjen e negociatave për anëtarësimin në BE ka bërë që Maqedonia e Veriut të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare pranverën e vitit të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG