Ndërlidhjet

Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel

Gratë afgane të veshura me çador ecin pranë Xhamisë së Madhe në Herat më 8 qershor 2026.
Gratë afgane të veshura me çador ecin pranë Xhamisë së Madhe në Herat më 8 qershor 2026.

Bashkimi Evropian po përgatitet të presë për herë të parë talibanët në Bruksel për “bisedime teknike” mbi kthimin e afganëve në vendin e tyre, pavarësisht kritikave të ashpra nga grupet për të drejtat e njeriut dhe shenjave se sundimtarët e Afganistanit po e shtojnë edhe më tej shtypjen ndaj grave.

Blloku prej 27 anëtarësh nuk e njeh Qeverinë e udhëhequr nga talibanët, por ka planifikuar të takohet në qershor, me shumë gjasë më 22 ose 23 qershor, me një delegacion të regjimit islamist afgan të udhëhequr nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Abdul Qahar Balkhi.

Delegacioni që do të vizitojë Brukselin do të takohet me zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian, Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) dhe përfaqësues të disa shteteve anëtare, përfshirë Suedinë.

Përgatitjet për këto bisedime kanë shkaktuar kundërshtime të mëdha, veçanërisht pas zbulimeve në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se pothuajse 3.8 milionë vajza afgane vazhdojnë të jenë të ndaluara nga arsimi, ndërsa rreth 250.000 të tjera përjashtohen çdo vit.

Një zëdhënës i BE-së përsëriti gjatë një konference të fundit për media se “angazhimi nuk nënkupton njohje”.

Por, kjo bëri pak për të zbutur kritikat ndaj takimeve, të cilat shihen si pjesë e nismave në të gjithë bllokun për të lehtësuar politikat e emigracionit dhe për të rritur kthimin e emigrantëve në vendet e tyre të origjinës.

“Kjo është një gabim i rëndë”, tha Shagofah Ghafori nga Qendra për Studime të Politikave Evropiane (CEPS), një institut i pavarur kërkimor me seli në Bruksel.

“Në rastin më të mirë, Brukseli po i nënshtrohet presioneve të ngushta politike; në rastin më të keq, po normalizon një regjim të aparteidit gjinor dhe terrorit – dhe e gjithë kjo në këmbim të një ‘zgjidhjeje’ afatshkurtër për migrimin, në kurriz të vlerave themelore dhe sigurisë afatgjatë”, tha ajo.

Premtime të pambajtura

Talibanët morën pushtetin në gusht të vitit 2021, kur forcat ndërkombëtare u tërhoqën nga Afganistani, dy dekada pasi militantët ishin rrëzuar nga pushteti.

Udhëheqësit talibanë premtuan se afganët do të kishin më shumë liri dhe të drejta sesa nën regjimin e mëparshëm të rreptë të tyre. Por, qeveria e udhëhequr nga talibanët nuk i ka mbajtur këto premtime, duke ndërmarrë shtypje të ashpër ndaj shumë grupeve, veçanërisht ndaj grave.

Në shenjën më të fundit të thellësisë së kësaj shtypjeje, javën e kaluar autoritetet talibane raportohet se arrestuan ose ndaluan një numër të pacaktuar grash në provincën perëndimore Herat, duke i akuzuar se nuk kishin respektuar siç duhet rregullat e talibanëve për mbajtjen e mbulesës.

Të nesërmen, policia e moralit e talibanëve hapi zjarr ndaj grave në qytet pasi ato organizuan një protestë kundër mungesës së të drejtave dhe lirive të tyre. Dëshmitarët raportuan vdekjen e të paktën një protestueseje gjatë trazirave. Talibanët nuk kanë konfirmuar viktima apo arrestime.

Saskia Bricmont, deputete nga Belgjika dhe një nga nismëtaret e një letre drejtuar qeverisë, ku argumentohet se regjimi taliban është përgjegjës për “shkelje masive dhe sistematike të të drejtave të njeriut”, që prekin gratë, vajzat, gazetarët, mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe pakicat, tha se lejimi i përfaqësuesve talibanë në Bruksel do të dërgonte një sinjal politik “thellësisht shqetësues”.

“Angazhimi ynë ndaj të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike duhet të mbetet i panegociueshëm”, tha ajo për Radion Evropa e Lirë.

Hannah Neumann, një tjetër anëtare e Parlamentit Evropian, shkroi në rrjetet sociale se duke lejuar praninë e talibanëve në Bruksel, “ne do të legjitimonim një regjim që shtyp sistematikisht gratë në skenën ndërkombëtare”.

Shtypja e talibanëve vazhdon

Si shenjë se shtypja nga talibanët nuk po tregon shenja zbutjeje, regjimi i linjës së ashpër në fund të majit miratoi një ligj të ri që legalizon martesën e vajzave në moshën 9-vjeçare. Udhëheqësi i izoluar i talibanëve, Mullah Haibatullah, raportohet gjithashtu se ka nxjerrë udhëzime të reja që ndalojnë përdorimin e telefonave inteligjentë.

Më herët, autoritetet talibane urdhëruan mbylljen e edhe tri stacioneve të tjera radiofonike për atë që regjimi e quajti mospagesë të taksave, mungesë licence dhe transmetim nën standard.

Si talibanët censurojnë jetën e afganëve?

Një fotografi e shkrepur më 7 janar në një muze në Herat, në perëndim të Afganistanit, shfaq fotografi historike të censuruara me ngjyrë të zezë të Budës të Bamijanit.“Ligji i moralit” ndalon fotografitë apo videot e “qenieve të animuara”. Ky ligj fillimisht u miratua nga udhëheqja talibane në gusht të vitit 2024, por ndikimi i tij është ndierë ngadalë, dhe nuk është zbatuar në çdo rajon të Afganistanit.
1/10 Një fotografi e shkrepur më 7 janar në një muze në Herat, në perëndim të Afganistanit, shfaq fotografi historike të censuruara me ngjyrë të zezë të Budës të Bamijanit.“Ligji i moralit” ndalon fotografitë apo videot e “qenieve të animuara”. Ky ligj fillimisht u miratua nga udhëheqja talibane në gusht të vitit 2024, por ndikimi i tij është ndierë ngadalë, dhe nuk është zbatuar në çdo rajon të Afganistanit.
Fotografitë e reja nga Afganistani tregojnë se si një ligj i talibanëve, që ndalon imazhet e njerëzve dhe kafshëve, po zbatohet në pjesën më të madhe të vendit, duke rezultuar me censurim të ushqimeve të detit nga menutë, errësimin e ekspozitave në muze dhe mbulimin e manekinëve.
Një menu ushqimore në provincën jugore të Helmandit shfaq atë që AFP-ja e ka përshkruar si një peshk të “censuruar”.Më 8 janar, Qendra e Gazetarëve në Afganistan njoftoi se talibanët kanë nisur të zbatojnë ndalesën në provincën qendrore të Uruzganit, duke bërë që në 24 nga 34 provincat e Afganistanit të zbatohet ligji që ndalon imazhet e qenieve të gjalla.
2/10 Një menu ushqimore në provincën jugore të Helmandit shfaq atë që AFP-ja e ka përshkruar si një peshk të “censuruar”.Më 8 janar, Qendra e Gazetarëve në Afganistan njoftoi se talibanët kanë nisur të zbatojnë ndalesën në provincën qendrore të Uruzganit, duke bërë që në 24 nga 34 provincat e Afganistanit të zbatohet ligji që ndalon imazhet e qenieve të gjalla.
Fotografitë e reja nga Afganistani tregojnë se si një ligj i talibanëve, që ndalon imazhet e njerëzve dhe kafshëve, po zbatohet në pjesën më të madhe të vendit, duke rezultuar me censurim të ushqimeve të detit nga menutë, errësimin e ekspozitave në muze dhe mbulimin e manekinëve.
Manekinë me fytyra të mbuluara në një treg në provincën Bamijan.Mediat në rajonet ku po zbatohet ligji janë detyruar që të mbështesin transmetimet e tyre vetëm në audio ose të shfaqin imazhe të ndërtesave dhe peizazheve. Raportohet se të paktën 20 stacione televizive janë mbyllur si pasojë e ndalesës.
3/10 Manekinë me fytyra të mbuluara në një treg në provincën Bamijan.Mediat në rajonet ku po zbatohet ligji janë detyruar që të mbështesin transmetimet e tyre vetëm në audio ose të shfaqin imazhe të ndërtesave dhe peizazheve. Raportohet se të paktën 20 stacione televizive janë mbyllur si pasojë e ndalesës.
Fotografitë e reja nga Afganistani tregojnë se si një ligj i talibanëve, që ndalon imazhet e njerëzve dhe kafshëve, po zbatohet në pjesën më të madhe të vendit, duke rezultuar me censurim të ushqimeve të detit nga menutë, errësimin e ekspozitave në muze dhe mbulimin e manekinëve.
Një reklamë për shitjen e peshkut në Helamnd. Sytë e peshkut janë mbuluar me fjalën “shumicë”.Një burrë, që udhëheqës një kompani që ofron guida turistike rreth Kabulit, i tha Radios Evropa e Lirë se kukullat në dyqanet e lodrave po ashtu janë mbuluar në disa zona. Ai tha se kur dyqanet e rrobave iu përgjigjën ndalesës duke mbuluar fytyrat e manekinëve të tyre, të gjithë turistët e huaj iu bënë fotografi kukullave nëpër dyqane.
4/10 Një reklamë për shitjen e peshkut në Helamnd. Sytë e peshkut janë mbuluar me fjalën “shumicë”.Një burrë, që udhëheqës një kompani që ofron guida turistike rreth Kabulit, i tha Radios Evropa e Lirë se kukullat në dyqanet e lodrave po ashtu janë mbuluar në disa zona. Ai tha se kur dyqanet e rrobave iu përgjigjën ndalesës duke mbuluar fytyrat e manekinëve të tyre, të gjithë turistët e huaj iu bënë fotografi kukullave nëpër dyqane.
Fotografitë e reja nga Afganistani tregojnë se si një ligj i talibanëve, që ndalon imazhet e njerëzve dhe kafshëve, po zbatohet në pjesën më të madhe të vendit, duke rezultuar me censurim të ushqimeve të detit nga menutë, errësimin e ekspozitave në muze dhe mbulimin e manekinëve.
Një manekin i mbështjell me letër alumini në një dyqan për rroba të burrave në Kabul më 29 dhjetor 2025.Një ciceron, identitetin e të cilit REL-i nuk do ta zbulojë për arsye sigurie, tha se beson që ndalesa është rezultat i interpretimit ekstrem të ligjeve islamike, së bashku me izolimin e talibanëve nga kultura urbane e Afganistanit gjatë dekadave të kryengritjes. “Sepse ata nuk ishin në qytet, mendimet e tyre janë më konservatore”, u shpreh ai.
5/10 Një manekin i mbështjell me letër alumini në një dyqan për rroba të burrave në Kabul më 29 dhjetor 2025.Një ciceron, identitetin e të cilit REL-i nuk do ta zbulojë për arsye sigurie, tha se beson që ndalesa është rezultat i interpretimit ekstrem të ligjeve islamike, së bashku me izolimin e talibanëve nga kultura urbane e Afganistanit gjatë dekadave të kryengritjes. “Sepse ata nuk ishin në qytet, mendimet e tyre janë më konservatore”, u shpreh ai.
Fotografitë e reja nga Afganistani tregojnë se si një ligj i talibanëve, që ndalon imazhet e njerëzve dhe kafshëve, po zbatohet në pjesën më të madhe të vendit, duke rezultuar me censurim të ushqimeve të detit nga menutë, errësimin e ekspozitave në muze dhe mbulimin e manekinëve.
Një poster shfaq emra dhe avatarët anonimë të studentëve të Universitetit të Mjekësisë të Afganistanit në provincën Kunduz në maj të vitit 2025.“[Talibanët] kanë kaluar 20 vjet në shkretëtira ose male”, tha punonjësi i turizmit. “Sigurisht, kur vjen n[ë qytet nga shkretëtira ose nga malet pas 20 vjetësh dhe sheh ndërtesa me 15 kate ose tualete të stilit perëndimor apo gjithçka tjetër, befasohesh”.
6/10 Një poster shfaq emra dhe avatarët anonimë të studentëve të Universitetit të Mjekësisë të Afganistanit në provincën Kunduz në maj të vitit 2025.“[Talibanët] kanë kaluar 20 vjet në shkretëtira ose male”, tha punonjësi i turizmit. “Sigurisht, kur vjen n[ë qytet nga shkretëtira ose nga malet pas 20 vjetësh dhe sheh ndërtesa me 15 kate ose tualete të stilit perëndimor apo gjithçka tjetër, befasohesh”.
Fotografitë e reja nga Afganistani tregojnë se si një ligj i talibanëve, që ndalon imazhet e njerëzve dhe kafshëve, po zbatohet në pjesën më të madhe të vendit, duke rezultuar me censurim të ushqimeve të detit nga menutë, errësimin e ekspozitave në muze dhe mbulimin e manekinëve.
Një punonjës në një muze lexon një libër para fotografive të censuruara të qenieve të gjalla që janë të ekspozuara në muzeun në Herat më 7 janar.Kurani nuk ndalon imazhet e qenieve të gjalla, por disa hadithe – teste të lashta që besohet se dokumentojnë veprimet, karakteristikat dhe zakonet e Profetit Muhamed – tregojnë se profeti Muhamed ishte kundër shfaqjes së qenieve të gjalla.
7/10 Një punonjës në një muze lexon një libër para fotografive të censuruara të qenieve të gjalla që janë të ekspozuara në muzeun në Herat më 7 janar.Kurani nuk ndalon imazhet e qenieve të gjalla, por disa hadithe – teste të lashta që besohet se dokumentojnë veprimet, karakteristikat dhe zakonet e Profetit Muhamed – tregojnë se profeti Muhamed ishte kundër shfaqjes së qenieve të gjalla.
Fotografitë e reja nga Afganistani tregojnë se si një ligj i talibanëve, që ndalon imazhet e njerëzve dhe kafshëve, po zbatohet në pjesën më të madhe të vendit, duke rezultuar me censurim të ushqimeve të detit nga menutë, errësimin e ekspozitave në muze dhe mbulimin e manekinëve.
Një manekin në një dyqan rrobash me fytyrë të mbuluar me letër alumini.Në një hadith thuhet: “Ata që përpiqen të krijojnë diçka të ngjashme me krijesat e Allahut do të marrin ndëshkimin më të ashpër në Ditën e Gjykimit”.
8/10 Një manekin në një dyqan rrobash me fytyrë të mbuluar me letër alumini.Në një hadith thuhet: “Ata që përpiqen të krijojnë diçka të ngjashme me krijesat e Allahut do të marrin ndëshkimin më të ashpër në Ditën e Gjykimit”.
Fotografitë e reja nga Afganistani tregojnë se si një ligj i talibanëve, që ndalon imazhet e njerëzve dhe kafshëve, po zbatohet në pjesën më të madhe të vendit, duke rezultuar me censurim të ushqimeve të detit nga menutë, errësimin e ekspozitave në muze dhe mbulimin e manekinëve.
Një kukull e mbuluar në Kabul.Disa kritikë kanë akuzuar talibanët se përdorin ndalesën e imazheve si mënyrë për të kufizuar dokumentimin e jetës së vështirë nën sundimin taliban.<br>
9/10 Një kukull e mbuluar në Kabul.Disa kritikë kanë akuzuar talibanët se përdorin ndalesën e imazheve si mënyrë për të kufizuar dokumentimin e jetës së vështirë nën sundimin taliban.
Fotografitë e reja nga Afganistani tregojnë se si një ligj i talibanëve, që ndalon imazhet e njerëzve dhe kafshëve, po zbatohet në pjesën më të madhe të vendit, duke rezultuar me censurim të ushqimeve të detit nga menutë, errësimin e ekspozitave në muze dhe mbulimin e manekinëve.
Një grua me burkë e fotografuar në provincën Balk në tetor të vitit 2025.“Kjo ndalesë në praktikë fsheh nga sytë e botës përditshmërinë, shtypjen, torturat dhe shkeljet e shumta politike, ligjore dhe të drejtave të njeriut nga talibanët në Afganistan”, tha më 2024 gazetari Rahraw Omarzad, drejtor i Qendrës për Arte Bashkëkohore në Afganistan në Mërgim.
10/10 Një grua me burkë e fotografuar në provincën Balk në tetor të vitit 2025.“Kjo ndalesë në praktikë fsheh nga sytë e botës përditshmërinë, shtypjen, torturat dhe shkeljet e shumta politike, ligjore dhe të drejtave të njeriut nga talibanët në Afganistan”, tha më 2024 gazetari Rahraw Omarzad, drejtor i Qendrës për Arte Bashkëkohore në Afganistan në Mërgim.
Fotografitë e reja nga Afganistani tregojnë se si një ligj i talibanëve, që ndalon imazhet e njerëzve dhe kafshëve, po zbatohet në pjesën më të madhe të vendit, duke rezultuar me censurim të ushqimeve të detit nga menutë, errësimin e ekspozitave në muze dhe mbulimin e manekinëve.
Previous slide
Next slide

Në të njëjtin urdhër, talibanët u kërkuan radiove të tjera që transmetimet e tyre t’i përshtatin me “parimet dhe etikën islame”.

Sipas organizatës Reporterët pa Kufij (RSF), Afganistani i udhëhequr nga talibanët renditet në vendin e 175-të në edicionin më të fundit të Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit. Më poshtë janë renditur vetëm Arabia Saudite, Irani, Kina, Koreja e Veriut dhe Eritrea.

Raporti i RSF-së thotë se 43 për qind e mediave në Afganistan janë mbyllur që nga viti 2021, viti kur talibanët morën me forcë Kabulin. Që atëherë, sipas RSF-së, më shumë se 165 punonjës të mediave janë arrestuar – përfshirë 25 në vitin 2025 – dhe “gazetaria është mbytur nga censura e pandërprerë”.

Më 8 qershor, zëvendëspërfaqësuesja e posaçme e OKB-së dhe shefja e Misionit të OKB-së në Afganistan, Georgette Gagnon, i tha Këshillit të Sigurimit se rreth 3.8 milionë vajza afgane të moshës 7 deri në 18 vjeç janë jashtë shkollës.

Vajzat e moshës 7 deri në 18 vjeç përballen me kufizime në arsim në Afganistanin e udhëhequr nga talibanët. (Fotografi nga arkivi)
Vajzat e moshës 7 deri në 18 vjeç përballen me kufizime në arsim në Afganistanin e udhëhequr nga talibanët. (Fotografi nga arkivi)

Ajo tha se rreth 250.000 vajza të tjera përjashtohen përgjithmonë nga arsimi i mesëm çdo vit, duke krijuar një “brez të humbur talentesh dhe potenciali”.

Zyrtarë të BE-së në Kabul

Faqja evropiane e lajmeve Euractiv pretendon se një vizitë e zyrtarëve të BE-së dhe Belgjikës në Kabul në janar të këtij viti krijoi bazën për një takim pasues me përfaqësuesit talibanë në Evropë.

Në një artikull të publikuar më 3 qershor në gazetën The Guardian, ish-deputetja afgane Fawzia Koofi shkroi se po përgatitej t’u drejtohej diplomatëve të BE-së për të kërkuar mbështetje për lirimin e anëtarëve të familjes së saj nga ndalimi i talibanëve, kur mori “lajmin tronditës” se BE-ja po ftonte përfaqësuesit e regjimit në Bruksel.

Koofi i tha Radios Evropa e Lirë se gjatë pesë viteve të fundit nën regjimin taliban, gratë në thelb janë bërë qytetare të klasit të dytë dhe se “ata (talibanët) janë mjaftueshëm të zgjuar për t’i përdorur të drejtat e grave si kartë negociuese”.

Duke cituar tre zyrtarë të BE-së, raporti i Euractiv sugjeron se bisedimet e propozuara me përfaqësuesit talibanë do të mbeten rreptësisht teknike për të shmangur çdo perceptim të njohjes formale të qeverisë talibane.

Në një intervistë për Euronews lidhur me bisedimet e BE-së me talibanët, komisioneri evropian për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner, tha se BE-ja dhe shtetet e saj anëtare duhet të angazhohen me qeveri si ajo e talibanëve për “bisedime teknike” mbi migrimin.

I pyetur nëse Gjermania po zhvillon bisedime me talibanët për dëbimin e afganëve, ai tha se “kjo ishte e nevojshme”.

Sipas Agjencisë së BE-së për Azil, shumë shtete perëndimore kanë pezulluar dëbimet drejt Afganistanit pas marrjes së pushtetit në Kabul nga talibanët në vitin 2021. Rastet e pakta të dëbimeve përfshijnë Belgjikën në shkurt 2023, Suedinë përmes Uzbekistanit dhe Zvicrën në tetor 2024.

Agjencia tha se Gjermania dhe Austria kanë dëbuar afganë të cilëve u janë refuzuar kërkesat për azil. Këto përfshinin dëbimin e 28 afganëve “me precedentë penalë” në gusht 2024 dhe 81 të tjerëve në korrik 2025. Austria dëboi një afgan “të dënuar për krim” më 21 tetor 2025.

Në mesin e 19 vendeve të BE-së që kanë kërkuar një “dialog të hapur” me talibanët për dëbimin e afganëve, Belgjika, Suedia, Gjermania, Italia dhe Holanda kanë qenë ndër më të zëshmet.

Fluksi i kërkesave për azil nga afganët

Sipas Këshillit Evropian për Refugjatët dhe të Mërguarit (ECRE), më shumë se 1.6 milion shtetas afganë janë larguar nga vendi i tyre që prej marrjes së pushtetit në Kabul nga talibanët në gusht 2021. Në Evropë, afganët mbeten grupi i dytë më i madh i kërkuesve të azilit, pas sirianëve.

Brunner tha se ekspertët e BE-së ndodheshin në Kabul për bisedime teknike me talibanët mbi kthimin e afganëve, sepse ai beson se “mosangazhimi [me talibanët] nuk do ta përmirësojë situatën”.

Megjithatë, ish-deputetja afgane Koofi tha se beson se angazhimi i komunitetit ndërkombëtar, përfshirë vendet e rajonit, i ka inkurajuar talibanët.

“Sa më shumë angazhim që marrin nga komuniteti ndërkombëtar, aq më shumë i shtypin gratë”, tha ajo.

XS
SM
MD
LG