Ndërlidhjet

Bennett, kryeministri i parë izraelit që viziton EBA-në


Kryeministri izraelit, Naftali Bennett. Fotografi nga arkivi.
Kryeministri izraelit, Naftali Bennett. Fotografi nga arkivi.

Naftali Bennett është kryeministri i parë izraelit, i cili udhëton në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për vizitë zyrtare.

“Kryeministri, Naftali Bennett do të udhëtojë në vizitën e parë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe me ftesë të princit të kurorës së Abu Dabit, Mohammed bin Zayed," njoftoi zyra e kryeministrit izraelit më 12 dhjetor.

Të hënën, Bennett pritet të takohet me princin e Abu Dabit, Mohammed, ndryshe, de facto sundimtar i shtetit.

Bisedimet në mes të dy zyrtarëve pritet të përqendrohen në raportet mes dy vendeve por do të flitet edhe për tema të tjera që ndërlidhën me ekonomi apo rajon.

Shtatorin e vitit të shkuar, Izraeli nënshkroi një mori marrëveshjesh me EBA-në dhe Bahrejnin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Në verë, EBA hapi ambasadën e saj në Tel Aviv. Shtetet madje vendosen edhe fluturime direkte derisa ekonomia konsiderohet pika e përbashkët në afrimin e raporteve.

Megjithatë, Izraeli njëjtë sikurse Emiratet e Bashkuara Arabe krijuan aleancë edhe për ballafaqim me Iranin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG