Data 9 nëntor 2014, shënon 25 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Barrierat në mes të sektorëve lindor dhe perëndimor të qytetit Gjerman, filluan të ngritën në vitin 1961. Me 13 gusht të këtij viti, trupat e Gjermanisë lindore u pozicionuan në portën e Bradenburgut dhe filluan të ngjiten në pjesën perëndimore të kontrolluar të Berlinit. Muri, i cili i binte përreth pjesës perëndimore të Berlinit për 155 kilometra, nënkuptonte një vdekje gati të sigurt për ata që kanë dashur të kalojnë këtë murë për të ikur nga lindja. Njëzet e tetë vite pas ngjitjes, muri është hapur papritur nga turma e qytetarëve të Gjermanisë Lindore të cilët depërtuan përmes. Rënia e Murit shënoi fillimin e përfundimit të regjimit komunist nga Evropa Qendrore tek Rusia.
Ngritja dhe rënia e Murit të Berlinit
9
Fotografia e realizuar më 18 korrik të 1986-tës, demonostron një pamje të Berlinit të ndarë afër "Checkpoint Charlie".
10
Qytetarët e Berlinit marrin çekiça e dalta në një pjesë të Murit të Berlinit, përballë portës së Brandenburgut, pas njoftimit të hapjes së kufirit lindor Gjerman më 9 nëntor të vitit 1989.
11
Porta e kufirit të hequr, nga perspektiva e pjesës lindore të Murit të Berlinit më 9 nëntor të vitit 1989.
12
Qytetarët e Berlinit lindor dhe perëndimor duke u përqafuar, më 10 nëntor,1989.