Data 9 nëntor 2014, shënon 25 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Barrierat në mes të sektorëve lindor dhe perëndimor të qytetit Gjerman, filluan të ngritën në vitin 1961. Me 13 gusht të këtij viti, trupat e Gjermanisë lindore u pozicionuan në portën e Bradenburgut dhe filluan të ngjiten në pjesën perëndimore të kontrolluar të Berlinit. Muri, i cili i binte përreth pjesës perëndimore të Berlinit për 155 kilometra, nënkuptonte një vdekje gati të sigurt për ata që kanë dashur të kalojnë këtë murë për të ikur nga lindja. Njëzet e tetë vite pas ngjitjes, muri është hapur papritur nga turma e qytetarëve të Gjermanisë Lindore të cilët depërtuan përmes. Rënia e Murit shënoi fillimin e përfundimit të regjimit komunist nga Evropa Qendrore tek Rusia.
Ngritja dhe rënia e Murit të Berlinit
1
Punonjësit duke qëndruar pranë barrikadës në Bernauer Strasse në Berlin, në gusht të vitit 1961, pasi që kufiri ishte mbyllur më 13 gusht të atij viti.
2
Ndërtimet në Murin e Berlinit në portën e Brandenburgut. Fotografia është bërë më 20 Nëntor, 1961.
3
Qytetarët e Berlinit Perëndimor duke ecur pranë Murit të Berlinit, në sektoret amerikane "Checkpoint Charlie" në Berlin, korrik 1963.
4
Presidenti i Shteteve të Bashkuara John F. Kennedy gjatë fjalimit të tij të famshëm "Ich bin ein Berliner" (Unë jam qytetar i Berlinit), në komunën e Schoeneberg në Berlin, qershor 26,1963.