Data 9 nëntor 2014, shënon 25 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Barrierat në mes të sektorëve lindor dhe perëndimor të qytetit Gjerman, filluan të ngritën në vitin 1961. Me 13 gusht të këtij viti, trupat e Gjermanisë lindore u pozicionuan në portën e Bradenburgut dhe filluan të ngjiten në pjesën perëndimore të kontrolluar të Berlinit. Muri, i cili i binte përreth pjesës perëndimore të Berlinit për 155 kilometra, nënkuptonte një vdekje gati të sigurt për ata që kanë dashur të kalojnë këtë murë për të ikur nga lindja. Njëzet e tetë vite pas ngjitjes, muri është hapur papritur nga turma e qytetarëve të Gjermanisë Lindore të cilët depërtuan përmes. Rënia e Murit shënoi fillimin e përfundimit të regjimit komunist nga Evropa Qendrore tek Rusia.
Ngritja dhe rënia e Murit të Berlinit
5
Porta e Brandenburgut e rrethuar në tela me gjemba në qershor të vitit 1968.
6
Fotografi e realizuar në qershor të vitit 1968, në vendkalimin e famshëm "Checkpoint Charlie", që shënon kufirin në mes Berlinit lindor dhe perëndimor.
7
Fotografia e Murit të Berlinit me pamje nga Berlini lindor, e realizuar në korrik të vitit 1968.
8
Pjesa perëndimore e murit u popullarizua si "pëlhurë arti" për artistët anë e mbanë botës. Pjesa lindore mbeti e zbrazët pasi që është ruajtur fuqishëm.